Ragip Gila

Kronikë

Masakra me 2 viktima në Shkodër, autori Ragip Gila transferohet te ‘302’ në Tiranë, mbahet në qeli të veçuar

13 Shtator, 20:30| Përditesimi: 13 Shtator, 21:37

  • Share

Ragip Gila, autori i vrasjes së 2 personave dhe plagosjes së 2 të tjerëve në ambientet e jashtmë të një lokali në qendër të Shkodrës, mëngjesin e 8 shtatorit, është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë, ku po mbahet në kushte të posaçme sigurie.

Gila është vendosur në një qeli të veçuar prej 2 ditësh, pas masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkodrës, për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij dhe krimin e rëndë që ka kryer.

Nga breshëria e plumbave, Erogen Brajoviç, i cili ishte shënjestër e atentatit, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja, me mbiemër më herët Lushi, si dhe një tjetër i pranishëm në tavolinë, Armando Pali, humbën jetën. Në këtë përplasje u prek nga plumbat edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kacerri, e cila mbeti e plagosur aksidentalisht gjatë sulmit. Familja e së resë ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve për shërimin e saj, për shkak të pasojave që plumbat i kanë shkaktuar në gjymtyrë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?