Masakra me 3 shqiptarë të vrarë në Athinë, policia greke jep deklaratë zyrtare! Roli i gruas që ishte në makinë me 48-vjeçarin, 5 persona të shoqëruar

3 Korrik 2022, 14:55| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 14:59

  • Share

1656845634_Screenshot8.jpg

Policia greke ka dhënë detaje në lidhje me masakrën që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Siç njoftoi policia greke, të vdekurit janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të 3 shqiptarë. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, tre makina dhe një motoçikletë, një 43-vjeçare është arrestuar dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç. Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas autori ka kryer një grabitje me armë në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje.


Lajmi kryesor:

Përplasje mes bandave shqiptare në Athinë, 3 të vdekur, 1 prej tyre u vra nga policia! Vrasjet ndodhën për larje hesapesh (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?