Masakra me 4 të vrarë, dyshohet se policët e Shkodrës lanë të ikte personin e tretë! AMP i kallëzon për shpërdorim detyre

12 Nëntor, 13:37| Përditesimi: 12 Nëntor, 17:32

  • Share

Shkodër- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se ishte Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, i vrarë në atentat. Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar, për vrasjen e Endri Mustafës.

Në një moment, në pamjet që qarkullojnë nëpër rrjete shihet që personi i tretë që dyshohet të ketë qenë në makinën që u qëllua me breshëri plumbash e mbeti dhe i plagosur, qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit, dhe ngjitur me të, është edhe një efektiv policie.

Një ditë më parë Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën, dhe kërkoi që masakrën me 4 të vrarë në Dobraç ta hetojë SPAK me dyshimet se pas atentatit fshihet një grup i strukturuar kriminal,

Viktima të pafajshme të atentatit të 30 tetorit mbetën mbetën Bashkim dhe Flutura Basha. Një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motoçikletë dhe që u përplasën nga automjeti i Licit, pasi doli jashtë kontrollit. Për hetuesit, ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje mes fiseve Bajri e Lici, përplasje që ndër vite ka prodhuar disa të vrarë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 13/11/2024 01:14

    Shtet leshi nuk kerkon autoret se sja mba bytha ei duhen per zgjedhje autoret .

    Përgjigju
  • Daci: 12/11/2024 21:56

    Dmth askush nuk kerkon vrasesit dhe kush fshihet pas tyre por kerkojne te mbijetuarin qe ta kopanisin?

    Përgjigju
    • heh: 13/11/2024 05:07

      me pak fjale,PO

  • Ca flitni mor: 12/11/2024 17:43

    Po nuk e njofin polict . Ne ate masaker polict i ka zan gjaku ku e kan pas mendjen kush asht ai person ne kam ! Un qe kam nejt me te edhe mezi e njofta ne video e foto

    Përgjigju
    • Une: 12/11/2024 17:58

      Kjo është

  • Polici ndershem: 12/11/2024 14:15

    Edhe un e tane kolegt tjer te kishim ken ne ate ngjarje e kishim lan me ik ate djal se e dina cfar hallit ka e asht i pafajshem

    Përgjigju
    • E vertete: 13/11/2024 07:05

      Fiks me ka ra rasti me ndejt me disa çuna te Reneas ne Tirane dhe me thane te njejten gja, kishin shume respekt per Ibrahim Licin dhe ja dinin hallin atij djale

    • Qytetari: 12/11/2024 15:19

      Ti edhe mund ta njohesh, por ta garantoj se 98% e policve ne shkoder nuk e njohin se kush ka qene. Keshtu qe duhet te jemi realista jo te prrallosim.

    • Mos fol ma: 12/11/2024 15:13

      Mos fol ma se e prish

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?