Hasan Ferracaku dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Gjykata e Shkodrës cakton 'arrest në burg pa afat' për dy të plagosurit, Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin

1 Korrik 2021, 10:21| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 11:06

  • Share

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Ngajrja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

Vendi i posaçëm te Trauma ku caktohen masat e sigurisë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?