Pak ditë pas ngjarjeve tragjike në Serbi, ministri serb i Edukimit, Brano Ruzhiç ka dhënë dorëheqjen.
Ky vendim vjen pak ditë pas një ndër masakrave në Serbi, ku 13-vjeçari Kosta Koçmanovi nxënës i shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri dhe rojën e shkollës.
Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë. Autoritetet e kanë arrestuar agresorin dhe tw atin e tij.
“Pas heshtjes, në tri ditët e zisë, si njeri i përgjegjshëm dhe me performancë prej profesionisti, përgjatë detyrave të mia të kaluara, si prind, dhe si shtetas i Serbisë, unë vetëm e kam marrë një vendim racional në këto kushte”, ka thënë Ruzhiq.
Në postimin e tij, ai i ka ngushëlluar edhe një herë familjarët e viktimave. Ai ka thënë se dorëheqja e tij është akt personal, por edhe politik.
“Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, ky akt është karakteristikë e forcës, ndërsa në rajonin tonë, shpesh është karakteristikë e ligësisë. Le ta gjykojë publiku”, ka thënë Ruzhiq.
Ruzhiq është pjesëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, partnere e vogël në koalicionin qeverisës me Partinë Progresive të Serbisë, e cila udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiq, ka bërë të ditur në Tëitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.
Kujtojmë se akti kriminal i adoleshentit ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 majit, kur fillimisht Kosta, qëlloi rojen, i cili tentoi t'i marrë armën dhe ta ndalojë, ndërsa më pas në klasë qëlloi mësuesën e historisë dhe nxënësit. Të raportuar janë 9 të vdekur, 8 fëmijë dhe një roje sigurie, ndërsa të tjerë janë plagosur rëndë, mes të cilëve nxënës dhe mësuesja e historisë. Pas sulmit 13-vjeçari ka lajmëruar uniformat blu, megjithëse autoritetet ishin njoftuar tashmë për të shtënat. Policia ka gjetur një letër dhe një hartë që i përkasin nxënësit, një plan i bërë rreth një muaj më parë së bashku me listën e vrasjeve me emrat e 15 personave.
Sipas fqinjëve një ditë para ngjarjes i mituri kishte qenë në një ditëlindje me shokët që ka qëlluar. Mbetet enigmë arsyeja se përse 13-vjeçari i lindur në korrik 2009, Kosta Keçmanoviç kreu masakrën. Ai është djali i një ndër radiologët më të njohur në Beograd, nënën shkencëtare dhe profesore biologjie. Kosta ndiqte mësimet në një nga shkollat më të njohura në kryeqytetin serb, kishte pasion teatrin, ishte regjistruar në një kurs aktrimi, ishte një nxënës i mirë madje fitues në olimpidat e matematikës.
Nje akt i tepruar,i pakuptimte dhe i panevojshem.Tek ne vrasje e masakra ndodhin perhere edhe dje ndodhi ne Texas,mendoni se beri ndonje doreheqje?! Te vetmet doreheqje e pushime ndodhen pas masakres ne shkollen e Uvaldes,sepse policia nuk nderhyri ne kohe.Po min. serb i arsimit pse duhet te bente doreheqje,apo si cdo gje ne Ballkan ekzagjerohet e behet personale?! Akoma ketu sundon mendesia e fshatit te vogel ballkanik!
Përgjigju