Momenti i arrestimit të të miturit dhe Edi Rama

14-vjeçari vrau rojën dhe 8 nxënësit në një shkollë fillore, Rama për masakrën në Beograd: E trishtë, ngushëllimet e mia më të thella

3 Maj 2023, 14:32| Përditesimi: 3 Maj 2023, 14:47

  • Share

SERBI- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave për masakrën në Serbi ku u vranë 9 persona në një shkollë fillore. Nxënësi i klasës së shtatë, i identifikuar si Kosta.K ekzekutoi 8 nxënës dhe rojën e shkollës.

Rama shkroi se janë pikërisht këto momente ato që na bëjnë të kuptojmë se njerëzimi është gjëja më e vlefshme.

 “Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike.

Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta”- shkruan Rama, gjysmë anglisht dhe në serbisht.

Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Beograd:

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar". Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Mediat aludojnë se ishte ky mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.

Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trashegimia: 03/05/2023 15:10

    Popull qe e ka ne gjak gjenocidin. Kur skane shqiptarë te vrasin, vrasin njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • e drejta: 03/05/2023 14:56

    KRYEMINISTRI ME CIVIL DHE ME I DUHURI I SHQIPERISE

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/05/2023 14:55

    Ti "Dhender",qenke fare Dru ! Mendo per tete femije,dje ne lumturine e tyre dhe sot pa jete.U preheshin ne paqe.Qytetari

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 03/05/2023 14:37

    Mire qe nuk i ka shku mendja per ta shpall dite zie ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Ben10: 03/05/2023 14:51

      Mos!!!! Mos ja con ne men!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?