Serbia por jo vetëm është ende e tronditur pas masakrës që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një shkollë fillore në Beograd ku vdiqën 9 persona. Vuçiç sugjeroi që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 12 vjeç pas sulmit të së mërkurës dhe propozoi gjithashtu një sërë reformash të tjera, përfshirë kontroll i licencave të armëve të zjarrit dhe shtrëngim i rregullave se kush mund të lejohet në ushtrime qitjeje.
Në një fjalim televiziv dje presidenti Vuçiç tha se 13-vjeçari, i cili sipas ligjit serb nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, do të dërgohet në një klinikë psikiatrike. Ai e cilësoi sulmin si ditën më të vështirë në kohët moderne të vendit.
“Serbia është e bashkuara në këtë dhimbje, që është më e madhe se çdo dhimbje tjetër që mbajmë mend. Është përgjegjësia jonë të gjejmë shkaqet, në mënyrë që diçka e ngjashme të mos ndodhë kurrë më”, tha presidenti.
Lajmi kryesor:
Masakra në Beograd, si 13-vjeçari planifikoi vrasjen për 1 muaj me hartë e listën me 15 fëmijët që donte të vriste! I mituri e dinte që ligji serb nuk e dënonte prej moshës
G.MO/ReportTv.al