Masakra në ‘Don Bosko’, dinamika e ngjarjes si u qëllua me breshëri plumbash drejt lokalit të Fatjon Muratit, rruga që ndoqën autorët

13 Mars 2023, 14:15| Përditesimi: 13 Mars 2023, 14:16

  • Share

1678713392_lokali.JPG

Grupi hetimor ka zbardhur ngjarjen në zonën e ‘Don Boskos’ mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i plotë:

Autorët janë afruar me automjetin tip BMË, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj.

Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke analizuar informacionet për autorë të  dyshuar dhe për motivet e kësaj ngjarjeje.

Pronari i lokalit Fatjon Murati është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.  Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë Fatjonin ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023,  gjatë kontrollit 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në ditët në vijim do të japë informacion për ecurinë e hetimeve.


Lajmi kryesor:

Njerëzit e Ervis Martinajt atentat mikut të Endrit Dokles! Theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis pak orë para ngjarjes! Zbulohet itinerari që kanë ndjekur autorët


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?