Masakra në familjen italiane, 17-vjeçari thotë se i vrau vetë babanë, nënën dhe vëllanë: Më duhej të çlirohesha

2 Shtator, 21:58| Përditesimi: 2 Shtator, 22:13

  • Share

Në fillim 17-vjeçari ndërtoi alibi sikur i ati ishte autori dhe iu desh ta vriste, më pas u dorëzua duke e pranuar. U tregoi skenën dhe dinamikën, teksa ekspertët konstatuan një egërsi dhe urrejtjeje gjatë sulmit. Të habitur se si arriti i vetëm këtë rezultat. Gjyshja dhe xhaxhai thonë se s’e panë të vinte tragjedinë.

Ai version, i thënë natën vonë tek operatori 112 i sallës së policisë dhe më pas në rrugën e vilave familjare, ishte kthyer në refren.

“Si diçka që djali sigurisht e kishte përgatitur shpjegon një hetues dhe që ai vazhdoi ta përsëriste edhe derisa u bë e qartë se gjërat nuk kishin shkuar ashtu”.

Me gjakftohtësi Ricardo 17-vjeçar kishte shkuar për të pritur karabinierët e patrullës Sesto San Giovanni Radiomobile, pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së dielës (1 Shtator).

Me trup të dobët dhe vetëm me një palë boksera veshur dhe me njolla gjaku. Kështu e gjetën karabinierët 17-vjeçarin, teksa filmonin njëkohësisht skenën me kamerat e trupit gjatë aksionit. Asnjë i implikuar tjetër në krim dhe dukshëm një sulm brenda familjes.

Një thikë kuzhine me një dorezë të zezë të mbajtur në pëllëmbët e duarve dhe të dorëzuar menjëherë.  I mituri u hapi rrugën për në dhomën e gjumit në katin e parë, që ndante prej 12 vitesh me vëllanë e tij të vogël, Lorenzo.

"Unë jam këtu", u thotë ai. I vogli në shtratin e tij, i shfarosur nga dhjetëra goditje me një egërsi të paparë. Nëna, Daniela, 49 vjeç, e shtrirë në dysheme, në një përpjekje ekstreme për t'u mbrojtur nga tehu vrastar dhe po ashtu edhe babai Fabio, 51 vjeç, në derën që të çon në korridor dhe më pas në dhomën e gjumit ngjitur.

Alibia e rremë për të shpëtuar dhe motivi enigmë

"U zgjova dhe Lorenzo dhe nëna e tij ishin aty ku ishin, të vdekur. Babi ishte ulur, i heshtur. Thika ishte në dysheme. Unë u tremba, e mora dhe e vrava". Kështu u ka thënë i dyshuari policëve kur telefonoi 112-ën. Të njëjtin version mbrojti edhe para hetuesve, në prani të avokatit të caktuar nga gjykata, Giorgio Conti. Derisa provat e gjetura treguan të kundërtën dhe ai u dorëzua para alibisë që kishte ndërtuar aq mirë dhe që nuk funksionoi.

“Po, unë i vrava! U ndjeva si i huaj në këtë familje, i shtypur prej kohësh dhe më duhej ta zgjidhja problemin. Më duhej të çlirohesha!”, ka pranuar ai. Gjithçka e kishte bërë vetëm.

Shkaku?

Ende mbetet mister. 17-vjeçari është pyetur nga hetuesit nëse ditëlindja e të atit e kishte mërzitur, por e kishte mohuar. Të njëjtën gjë nëse ishte mërzitur për notat jo të mira të matematikës sezonin e kaluar, por e ka mohuar, duke tundur kokën. As xhelozia, zilia, bullizmi apo dëshirat e paplotësuara. Madje edhe dyshimi për konsum droge është rrëzuar, pasi i mituri ka thënë se nuk kishte pirë kurrë.

Një natë më parë ishte ditëlindja e babait, flasin gjyshja dhe xhaxhai

Por fakti më i çuditshëm është se edhe familjarët e tjerë nuk e panë të vinte tragjedia. Gjyshja Fiorina dhe xhaxhai Maksi, që jetonin në banesën ngjitur janë shprehur se gjatë festës nuk vunë re asgjë të dyshimtë te nipi 17-vjeçar. Asnjë grindje apo debat. Hetuesit thonë se në këtë zonë kanë hetuar klanin e Ndragheta, procesin e bujshëm “Infinito” dhe ngjarje të tjera të rënda, por asnjë të kësaj natyre dhe më të fortë se kjo.

Një lagje e qetë, pa asnjë sinjalizim për krime apo për grindje. Firma e ndërtimit e trashëguar nga gjyshi menaxhohej nga babai dhe xhaxhai i autorit, kurse nëna kishte dyqanin e veshjeve në Cinisello Balsamo. Fëmijët të sjellshëm dhe të talentuar, me të madhin e dhënë pas shkencave dhe volejbollit dhe të voglin ndaj notit. Gati një familje perfekte.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?