Foto ilustruese

Bota

Masakra në Itali, 3 të vdekur në sallën e gjyqit, fiton 1.5 milion euro dëmshpërblim familja shqiptare

23 Gusht 2018, 05:00| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 05:06

  • Share

ITALI- Ministria italiane e Drejtësisë do të duhet të dëmshpërblejë me një milion e gjysmë euro të afërmit e viktimave të masakrës së ndodhur në Gjykatën e Reggio Emilia më 17 tetor 2007.

Bëhet e ditur se vendimi është konfirmuar nga Gjykata Supreme në Itali, që e ka cilësuar ministrinë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në sallën e gjyqit.

Mirëpo më 17 tetor të 11 viteve më parë, Çlirim Fejzo asokohe 40 vjeç, u paraqit në sallën e gjyqit për seancën e ndarjes nga bashkëshortja e tij i armatosur me një pistoletë. Ai ekzekutoi gruan e tij Vjosa 37 vjeçe, kunatin Arjan Demcolli, i cili u përpoq ta çarmatoste si dhe plagosi avokaten e gruas Giovanna Fava. Më pas, ai u qëllua për vdekje nga një efektiv policie i pranishëm në sallën e gjyqit.

Veçse gjykata Supreme në Itali i hodhi poshtë një ditë më parë apelimin e shtetit italian dhe vendosi që ministria duhet të dëmshpërblejë familjen shqiptare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?