Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për masakrën me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal pranë bashkisë.
Beci shprehet se ngjarja kriminale duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër të ligjit, ndërsa shton se ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe strukturat e tjera kundër krimit.
"Të dashur qytetarë,
Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.", shkruan Beci.
Lajmi kryesor:
Masakër në Shkodër me 2 të vrarë! Plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja Erogenin! ‘Bastisen’ banesat e fisit Lici (FOTO+VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
