Masakra në lumin Mat, gërryerja për zhavorrin po shkatërron 'Urën e Zogut'! Prefekti i Lezhës Jaku: Institucionet e drejtësisë inekzistente

30 Janar 2021, 14:29| Përditesimi: 30 Janar 2021, 14:44

  • Share

Marrja e zhavorrit nga firmat pirate në shtratin e lumit Mat në Lezhë po afron pasoja të rënda. Shfrytëzimi ka kriter jo vetë ka dëmtuar basenin e lumit por rreziku më i madh është shembja e urës së Zogut, një urë ë shpallur monument kulture. Prefekti i Lezhës Gjok Jaku flet i shqetësuar për këtë situatë

"Janë 40 të tjera që punojnë në mënyrë informale. Rrezik i madh për shtratin e lumit, erozionin dhe kryesisht për urat. Ajo e Zogut deri tek e autostradës. Institucionet e drejtësisë për fat të keq ka 2 vjet që thuajse janë inegzistente,  me gjithë përpjekjet tonë", tha ai

Jaku personalisht është duke ndjekur çështjen dhe bashkë me specialistë të tjerë po tentojnë të shpëtojnë urën.

"Jam i angazhuar vetë për të shpëtuar urën me 5 harqe, pasi personalisht jam në krye të një grupi pune për të çmuar se cilat janë masat tona. Ajo që mund të bëj momentalisht është sensibilizimi për të parandaluar tërheqjen e inerteve", vijon Prefekti.

Por maskara në lumin Mat nuk po dëmton vetëm urën e Zogut. Ura të tjera midis tyre edhe ura e autostradës po pëson dëmtime

"E kam thënë se rreziku themelor për rrëzimin e asaj ure dhe dy të tjerave rrezikon seriozisht. Punojnë natën dhe ditën në një babëzi të tmerrshme që do të çojë në rrëzimin e urave të tjera", thotë Jaku.

Jaku iu është drejtuar instancave shtetërore, nga Ministra e Kulturës e më rradhë së paku të mund të parandalojmë rrënimin e plotë. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 31/01/2021 04:46

    Pse more hale nuk I bllokove ti kur ishe kryetar bashkie

    Përgjigju
  • Shkurt e Qarte: 30/01/2021 16:54

    Cfare do shpetosh more ti? Ura e Zogut ka mbaruar apo nuk sheh. Shko ruaj uren tjeter ndertuar nga vitet 78-80 (lidh Milotin me Pllanen e Zejmenin)me gjatesi rreth 1.000 m qe i kane dale pilotat rreth 3 m nga gerryerjet qe shkakton marrja kafsherisht e zhavorit.Ti per cfare paguhesh? Ke ke cuar ne Prokurori, kush i jep licensat? Je edhe kryetar i Basenit Mat e nuk ditke gje. Kujton se paguhesh me taksat tona per te zene dashnore dhe per te lare mut me shurre sic po perpiqesh te besh? S'TE VJEN TURP.

    Përgjigju
  • Ikmt: 30/01/2021 15:37

    drejtesia thote ky Jane mbi 20 institucione te vartesise dhe pushtetit lokal Ikmt,Imt, policia bashkiake, e shtetit, inspektorati mjesisit Bordi kullimit, baseni Mat etj. Hajdute te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?