Alice Weidel
"Siç qëndrojnë gjërat," motivi i sulmuesit të Magdeburgut "mund të jetë pakënaqësia me mënyrën se si trajtohen refugjatët sauditë në Gjermani". Këtë e tha në një konferencë shtypi kryeprokurori i Magdeburgut, Horst Walter Nopens.
Për më tepër, pas lajmeve se vrasësi i identifikuar si Taleb Al Abdulmohsen ishte simpatizant i partisë së ekstremit të djathtë, AfD, kjo e fundit ka hedhur poshtë aludimet se ai mund të ketë qenë anëtar i saj.
"Mund të përjashtojmë që autori i sulmit në Magdeburg të ishte anëtar i AfD. Asnjëherë nuk ka pasur as një kërkesë për t'u bashkuar", tha zëdhënësja e kreut të "Alternativës për Gjermaninë" Alice Weidel për Rheinische Post.
Lajmi kryesor:
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
K.M/ReportTv.al