Në një kohë të ethshme teksa po kalon tre ditë zie pas një masakre në Beograd, në Serbi situata ka përshkallëzuar me një tjetër masakër më një bilanc të frikshëm viktimash. Mediat serbe raportojnë një sfond apokaliptik në tri fshatrat ku u vranë 8 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.
Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve janë ulur, pothuajse të gjithë banorët nuk shkuan në punë nga trauma që u duhej të kalonin. Momentet e tmerrit ata i përjetuan më së shumti në momentin që autori ishte ende në kërkim, para se të arrestohej në banesën e dajës së tij.
Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u lehtësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.
“Unë po shikoja nga dritarja kur ai qëlloi. Të gjithë dolëm menjëherë për t’i ndihmuar ata njerëz. Ai hipi në makinë dhe vazhdoi. Unë jetoj 200 metra larg kishës. Dëgjuam breshëri të reja kur qëlloi mbi fëmijët përpara të kishës, por ne nuk e pamë. Nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre. Ai nuk ka qenë në kundërshtim me askënd, ka qenë shok me ta”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Tjetër masakër në Serbi, 21-vjeçari vret 8 persona mes tyre 3 të afërmit e tij, 13 të plagosur! Autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, viktimë edhe një polic
G.MO//ReportTv.al