SERBI- Krime të njëpasnjëshme po kryhen në Serbi, masakra që kanë bërë autorë të mitur por edhe shumë të rinj. Një bilanc në total me 16 të vdekur kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Serbi duke tronditur opinionin publik dhe duke tmerruar banorët e zonave.
Gazetari Nexhat Behluli ka folur në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu u shpreh se në fakt e kaluara është duke u kthyer serbëve në boomerang.
“E ka kryer krimin me një armë pa leje, mbeturinë lufte. Prandaj ekziston rreziku që këto raste të përsëriten. Niveli i sigurisë është ngritura në nivele në super vrasje të jashtëzakonshme. Në Serbi janë armë jashtë kontrolli pjesë të popullatës. Sepse Serbia ka pasur vullnetarë lufte dhe kjo gjë po u kthehet si boomerang. Serbia nuk e ka pastruar terrenin nga armatimi jashtë kontrolli. Kjo popullate është agresive, armiqësore dhe tani po ndodhin brenda tyre. Një pjesë e fajit është nga media që prodhojnë propagandë etj.”- tha ai.
Ajo çka bie në sy, sipas Nexhat Behlulit, është në fakt është se dy autorët e dy masakrave në Serbi janë fëmijët e borgjezisë serbe dhe të ish ushtarakëve. Një ndër problematikat në Serbi është edhe fakti se në banesat e tyre gjenden ende armët e mbetura nga luftërat në rajon.
“Kemi të bëjmë me birin e një prindi që ishte adhurues i armëve, kishte arsenal të hatashëm në shtëpinë e vetë, ndërsa rasti i djeshëm është edhe më flagrant sepse kemi të bëjmë me djalin e një eprori ushtarak. Prandaj edhe këto që para disa viteve kemi pasur xhirimin e një spoti arritjet e ushtrisë serbe në republikat e rajonit ku ja tregonin nxënësve. Ata që kanë kryer krime lufte u tregoheshin nxënësve.”- tha ai.
Cfare bumerangu thua? C'ka te beje e kaluara e tyre dhe nacionalizmi?! Serbet papritur zbuluan se armet nuk jane vetem per te vrare etni te tjera,por dhe njeri-tjetrin ne mase.Ne U.S.kjo eshte kthyer ne rutine qe nuk trondit me njeri,tani e kane radhen serbet te perballen me kete realitet te hidhur te koheve tona.
Përgjigju