Ekrem Spahiu

Politikë

Masakra me 2 të vrarë në Shkodër, Ekrem Spahiu: Rivendosja e dënimit me vdekje, emergjencë kombëtare

8 Shtator, 21:29| Përditesimi: 8 Shtator, 21:59

  • Share

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, LZHK, Ekrem Spahiu ka reaguar masakrën e Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur mëngjesin e sotëm, teksa autori Ragip Gila ishte liruar nga qelia 6 muaj më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se krimi i organizuar dhe ai ordiner bashkëjetojnë me politikën dhe përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare.

Spahiu shkruan se ringritja e xhandarmërisë e shoqëruar me rivendosjen e dënimit me vdekje për disa kategori të veprave shumë të rënda, do të ishin zgjidhjet për vendosjen e rendit dhe sigurisë në vend.

“Ringritja e xhandarmërisë, sipas modelit të Mbretërisë shqiptare dhe rivendosja e dënimit me vdekje për krime shumë të rënda, janë emergjencë kombëtare. Shkodra u përgjak sërish nga një ngjarje kriminale në mes të qytetit, me dy viktima dhe dy të plagosur. Vrasësi u arrestua dy vite më parë për bashkëpunim në krim, por u lirua.

Krimi i organizuar dhe ai ordiner në bashkëjetesë me politiken, vijojnë të përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Krimi, jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por e komandon atë.

Në këto kushte, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh bindjen e saj se, ringritja e xhandarmërisë sipas modelit të Mbretërisë shqiptare 1928-1939, me statusin e një force elitare sigurie, shoqëruar edhe me rivendosjen e dënimit me vdekje për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, përbëjnë zgjidhjen e duhur për vendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në gjithë teritorin e vendit”, shkruan Spahiu.

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat, ku 2 persona mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç Bajri. Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori Ragip Gila 29-vjeçar, erdhi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë dhe hyri brenda në lokal dhe qëlloi me armë në drejtim të 3 personave. Ai u vu në pranga nga policia. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 09/09/2025 12:53

    Zoteria e di qe ne Evrope nuk lejohet denimi me vdekje, kot e thote. Plus qe duhet gjyqesor perfekt, qe edhe ne kete rast, prape gabon. Shiko Shba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?