Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, po kërkohen nga Policia e Shkodrës për masakrën me 3 të vrarë më 30 tetor në Dobraç. Burime pranë grupit hetimor thonë se bashkë me ta, janë në kërkim edhe anëtarë të tjerë të grupit të Bajrajve, pasi dyshohen se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve, por deri tani nuk janë gjetur.
Të dy, Sakicaj e Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët, më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se pati shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.
23-vjecari Hamza Lici dhe miku i tij Arlind Bushati 32 vjeç lëviznin me automjet në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët, ende të paidentifikuar, i dolën paralel dhe lëshuan breshëri plumbash, duke i lënë të dy të pajetë. Makina humbi kontrollin, dhe përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha, gruaja 56-vjeçare Flutura mbeti viktime e pafajshme ndërsa i shoqi 67 vjeç vijon të jetë në gjendje të rëndë, në intubim.
Personi i tretë që dyshohet të ketë qenë në makinën që drejtohej nga Hamza Lici, në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes, ende nuk është provuar nga policia nëse është Ibrahim Lici, vëllai në kërkim i të ndjerit në atetntat. Po pritet rezultati i ekspertizës së armës së tretë për shenja gishtash dhe e njollave të gjakut, e cila do të sqarojë shkencërisht nëse ishte ai apo jo. Prania e tij në makinë do të ndryshonte tërësisht natyrën e atentatit dhe shënjestrën kryesore.
Forcat elitë RENEA vijojnë të jenë në Shkodër duke kryer disa operacione për kontrolle, por deri tani pa rezultate. Grupi hetimor po punon për gjurmuar para atentatit makinën “Range Rover Sport” të cilën autorët e shkrumbuan pa lënë asnjë gjurmë pas ngjarjes. Hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe bypass-in e qytetit.
Është me orë pune edhe ky. Që t'a dijë Shkodra mbarë, ky është ai që delte nëpër qytet me Audi të blinduar deri sa iku si dhia kur u gjuajti ai pukjani në Rranxa, të cilit i them që mos gjuaj blinda më në xhamin përballë por në xhamat anash, se aty e kanë pikën e dobët!!
PërgjigjuSi ka mundsi qe po du te komentoj edhe se aprovojn ketu te Raport
Përgjigju