Lea Bajrami

Kosova & Rajoni
Bota

FOTO/ Masakra në shkollën në Graz të Austrisë, kjo është 15-vjeçarja nga Kosova që mbeti viktimë e sulmit

11 Qershor, 13:14| Përditesimi: 11 Qershor, 14:11

  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Austri, ku një ish nxënës hapi zjarr në ambientet e një shkolle në qytetin e Grazës.

Si pasojë, fatkeqësisht humbën jetën 10 persona, përfshirë dhe autorin e këtij krimi. Mes viktimave të këtij sulmi ishte Lea Bajrami një vajzë shqiptare nga Kosova.

Përmes një postimi në “Facebook” një nga familjarët e së miturës shprehet i pikëlliuar për humbjen e Leas, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen bashkë me ta.

“Me zemër të thyer dhe dhembje të madhe Familja Bajrami në Graz të Austrisë dhe Terpeze Komuna Viti -  Kosova . Sot humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz te Austrisë mbesa ime, Lea Ilir Bajrami.

Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falenderime për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen bashkë me ne, në këto çaste të vështira”, shkroi një nga të afërmit krah fotos së adoleshentes.

Pas tragjedisë, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë solidariteti mes qytetarëve dhe partive politike, zakonisht të përçara. Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit për të nderuar viktimat, ku vendosën lule dhe qirinj.

 

 

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?