Sulmi i rëndë që ndodhi në Rusi ditën e sotme me 13 viktima mes tyre 7 fëmijë është thelluar edhe më tepër.
Nxënësit dhe mësuesit u panë të strukur nën tavolina dhe të fshehur në dollapët e klasave të tyre, ndërsa personi i armatosur kalonte nëpër salla, në pamjet tronditëse që qarkulluan në rrjet.
Policia gjeti agresorin të vdekur në shkollë, pasi kishte kryer vetëvrasje, por motivi i tij është i panjohur, ndërsa imazhet e kufomës treguan një shenjë dalluese naziste të qepur në këmishën e tij.
Ajo që ndodhi nuk ishte një sulm terrorist. Si e vetmja arsye për atë që ndodhi, ju kërkoj të përmendni urrejtjen. Unë nuk jam anëtar i asnjë organizate ekstremiste, nuk kam kërkesa politike”, shkruante ai në një mesazh të ripostuar në Telegram, i cili mendohet se është shkruar prej tij para sulmit.
Lajmi kryesor:
Sulm me breshëri plumbash në një shkollë në Rusi, vriten 13 persona! Mes tyre 7 fëmijë, dhjetëra të plagosur
G.MO/ReportTv.al