Turqia është në zi pasi në Stamboll pati një sulm të frikshëm terrorist duke lënë 6 viktima dhe 81 të plagosur. Mediat e huaja kanë raportuar se mes viktimave ishte dhe një vajzë 9 vjeç.
Viktimat janë si më poshtë:
- -38-vjeçarja Arzu Ozoi dhe vajza 15-vjeçare e saj
- -vajza e madhe e Yusuf Meydan dhe vajza e tij 9-vjeçare Ekrin
- -Adem Topkara dhe gruaja e tij 27-vjeçare Mukandes Elif Topkara
Babai i 9-vjeçares punonte në Ministrinë e Familjes në Turqi.
“E mallkoj këtë sulm që vrau një baba dhe vajzën e tij”, tha ministri pas ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia akuzon kurdët! Arrestohet gruaja që vuri bombën! Shkaktoi 6 viktima dhe 81 të plagosur, 2 në gjendje kritike
G.MO/ReportTv.al