Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali, edhe 2 të tjerë nën hetim pas analizave të ADN-së! Për hetuesit pistë edhe aborti i Elona Kaleshit para se Taulanti të dilte nga burgu

23 Janar 2021, 11:14| Përditesimi: 23 Janar 2021, 13:00

  • Share

Një abort i Elona Kalleshit, e akuzuar për vrasjen e ciftit Teuta dhe Shpëtim Pasho, kohën kur i fejuari Taulant Pasho ishtë në burg, ka ngritur dyshime të prokurorëve të çështjes. 

E pyetur për këtë gjë, Elona u ka thënë hetuesve që mbeti shtatzënë nga një takim në burg me 33 vjecarin por më pas mori vendimin të heqë fëmijën. Dyshime të forta ka rreth takimit në burg të pretenduar nga e akuzuar kur prindërit nuk patën mundësi ta takonin të birin. A mundet që ky abort të jetë arsye për konfliktet në familje? Kjo është një tjetër pistë hetimi. 

Ndërkohë shkon në 3 lista e të dyshuarve si të përfshirë në krim. Njëri i akuzuar i ri është Denis Kaleshi, vëllai i vogël i Elonës. Dhe tjetri Taulant Pasho, djali 33-vjeçar i çiftit të ndjerë, aktualisht i ndaluar në Zvicër. 

" Qëllimi është për të konfirmuar, por edhe për të përjashtuar lidhjet me gjurmët e zbuluara.”

Në apartamentin në via Fontana, në San Iacopino, ku dyshohet se u vranë çifti shqiptar Teuta dhe Shpëtim Pasho në 2015,  prokurorja Ornella Galeotti tha se janë gjetur disa gjurmë dhe në bazë të ekspertizave të bëra të ADN-së ajo synon të zbulojë se kush është i përfshirë.  Ndërkohë që Elona Kaleshi, prej më shumë se një muaji gjendet në burg me akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho.

Vrasja e çiftit ndodhi më 1 nëntor, në prag të lirimit të tij nga burgu Taulant.  Kaleshi do të kishte nevojë për ndihmë në transportimin e valixheve ku gjendeshin trupat e të ndjerëv. Kjo është arsyeja e njoftimit të akuzës edhe për vëllain e saj me banim në Cerreto Guidi, por aktualisht i burgosur në Massa.

Gjyqi do të fillojë me 22 Shkurt për t’u dhënë kështu kohë të dyshuarve të përcaktojnë edhe konsulentët e tjerë ligjorë. Tanimë çdo gjë do të jetë në duar të shkecës për të parë sesi mund të zbardhet kjo çështje.

Çifti shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, u vra masakruan në 1-2 Nëntor 2015, trupat e tyre u gjenden në 4 valixhe të ndyshme në afërsi të burgut në Solliciano, në mes të Dhjetorit 2020. E akuzuar kryesore për krimin e dyfishtë është Elona Kaleshi, ish e dashura e djalit të tyre, e cila prej më shumë se një muaji gjendet e burgosur.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi  54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho. Për gjyqtarin ka të dhëna serioze faji të 36-vjeçares. Ajo ka 7 dënime të mëparshme për rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim personal, mashtrim dhe vjedhje.

Motrat Vitore dhe Dorina Pasho, e kanë akuzuar disa herë Elona Kaleshin, si vrasëse të prindërve të tyre duke marrë shkas nga paratë që çifti kishte me vete rreth 40 000 euro. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fana: 23/01/2021 13:22

    Si ka mundesi nje djale kaq i mire dhe i drejte paska qelluar me nje te dashur las te keq e ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?