Masakrimi i çiftit Pasho/Gjykata italiane: Elona Kaleshi pjesë e grupit kriminal, bashkëpunoi me 2 të tjerë për vrasjen! Cilësohet e rrezikshme, e dënuar 7 herë

26 Dhjetor 2020, 10:24| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 12:56

  • Share

Për gjykatësin italian, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja Elona Kaleshi nuk duhet liruar sepse ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal. Mediat italiane kanë zbardhur vendimin e gjykatës për mbajtjen e saj në arrest me burg, ku shkruhet se ajo ka qenë e dënuar 7 herë më parë dhe se po të lihet e lirë mund të kryej vrasje të tjera.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi  54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

Për gjyqtarin ka të dhëna serioze faji të 36-vjeçares. Ajo ka 7 dënime të mëparshme për rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim personal, mashtrim dhe vjedhje.

“Elona Kalesha është e rrezikshme, ekziston mundësia që të kryejë të njëjta krime të ngjashme, si ai për të cilin ne po e procedojmë”, argumentoi gjyqtari Pezzuti në vendimin e tij, duke shtuar se 36-vjeçarja duket se është futur përgjithmonë në një qark kriminal.

Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan bashkë me 36- vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon të cilët e kanë ndihmuar atë të copëtojë trupat, dhe më pas t'i transportonte në katër valixhe jashtë shtëpisë.

“Ka marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve. Për këtë arsye, mund të konsiderohet se, për sa i përket sigurisë ose probabilitetit të lartë, Elona Kalesha, nëse nuk është e kufizuar në lirinë e saj, do të kryejë prapë  krime nëse ekziston mundësia”, 

Për më tepër, gjyqtari rikrijoi edhe njëherë skenën e krimit të dyfishtë. Elona dyshohet se futi bashkëshortët Pasho në një kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre, i cili ishte i burgosur në Sollicciano për trafikim të lëndëve narkotike dhe do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aldo: 26/12/2020 22:37

    joo

    Përgjigju
  • SHQIPTARI BUDALLA: 26/12/2020 18:14

    https://ardianaxhafagraduate.blogspot.com/2020/02/ardiana-bint-ikbal-jordan.html?m=1

    Përgjigju
  • Goni: 26/12/2020 15:42

    Vareni plehren...

    Përgjigju
  • zon: 26/12/2020 14:31

    kriminelja dhe viktimat,jan nga komuniteti Egjyptjan,nuk jan shqiptar,nuk e masakron shqiptari kufomen,kjo eshte jevg nga durrsi

    Përgjigju
    • saiqir: 26/12/2020 21:25

      Saimiri ti do jesh ndonje lgtb i fshehte qe paske kaq mllef ndaj veriut

    • Saimir: 26/12/2020 16:32

      Shko mor rrot kari! Evgjit, cigan, lab, malok, kosovar, po jane ler e rritur ne Shqiperi quhen shqiptar, dhe shqiptaret kan bere edhe me keq se kaq

    • Shkelzeni: 26/12/2020 15:13

      Mire kjo, po grupi mos eshte ballamo e jo gaxho

  • FATMIRI: 26/12/2020 14:01

    O LOKU SI VRAU RAMA ATA POR NJERZ SI PUNA JOTE DHE SALI KERMES JU JENI ATA PLERA QE TE VRISNI PER 2 000LEKE O MALOK MUTI

    Përgjigju
  • Vicidoli: 26/12/2020 12:40

    Kjo asht fytyra e krimit te Edvin Rames.. vret robt ne gjume te coheni me sepata sakica ta shporrim.Vec Birisha ban shtet.

    Përgjigju
    • Doli-vici: 26/12/2020 16:43

      Po mire o z.vicidoli, birisha shpellari ishte ai qe na vrau per 23 vite me sepata e hanxhare.

    • Saimir: 26/12/2020 16:33

      Nuk eshte Rama kryeminiter ne Itali, o shoku kar

    • Shqip: 26/12/2020 15:37

      O mbeturin ,clidhje ka shteti me kete .ishalla te qift berisha

    • @Vicidoli: 26/12/2020 14:14

      Tash e një vit po thua të njëjtat gjëra mos u bë kaq idiot se beheni qesharak.

    • DOna: 26/12/2020 14:08

      Clidhje ka Rama me kete ngjarje

    • Shkelzen: 26/12/2020 13:14

      Ju te shqiptarja.com kontrolloni IP e Vicidolit nga vjen jashtë vendit apo ne ndonjë vend fqinj qe flet pa lidhje me faktin ne fjale por nxit dhunë dhe urrejtje kundër qeverisë shqiptare pastaj jam i sigurte se këtë qe shkruaj nuk e publikoni por publikoni maskarallëqe te ndyra, per mendimin tim.

    • Ben Tironci: 26/12/2020 13:06

      O Vicidol te befshim mutin o robo.

  • Hasani: 26/12/2020 11:58

    Kalbeni brenda bishen me future njeriu

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 26/12/2020 11:01

    S'kam koment - spo di as cka me mendu se le me shkru.

    Përgjigju
    • Bobja vlore: 26/12/2020 14:25

      Mbase jà qi ropte ai djali i tyre po' eshte e vertet qe i Ka vrare 'kjo ta lidhi mbase makines ta terheqi zvarre te gjalle pastaj tja lyej kishin me kripe ropqires dhe po' sarriti ta kapi te kapi prindrit e kesoj kurves

    • Arbëri: 26/12/2020 11:33

      Bishë e tërbuar ...!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?