Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Flet për herë të parë ish e dashura e Taulant Pashos, dyshohet se ishte kontakti i fundit i Shpëtim dhe Teuta Pashos

18 Dhjetor 2020, 10:41| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 13:55

  • Share

Vdekja makabre e çiftit shqiptar në Itali, ka ngjallur jo pak pikëpyetje në lidhje me arsyet që qëndrojnë pas këtij krimi. Për hetuesit lokalizimi i vendondhjes së të birit është tejet pozitiv, por ende ngjarja ngelet e pazbardhur. Në mediat italiane është lakuar jo rrallëherë edhe emri i ish të dashurës së Taulantit si një nga personat e fundit që mund t’iu ketë parë çiftin Pasho, edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga ajo.

«Thjesht shkruaj se nuk jam personi i fundit që i kam parë . Për pjesën tjetër, flisni me avokatin tim. ' është shprehur kështu Elona,  ish-e dashura e Taulant Pashos , një nga tre fëmijët e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta , eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.

Ndërkohë që avokati i saj Federico Febbo , u shpreh se ajo është në pritje të një thirrje të karabinierëve për të dhënë dëshminë e saj «Vajza është duke pritur një telefonatë nga hetuesit. Së pari ajo do të flasë me ta ».

Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta të rindërtojnë ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me të në shtëpinë e të dyshuarit. Në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e të dashurit të saj, të cilit prisnin lirimin e Taulantit nga burgu në 2 nëntor.  Prindërit priteshin për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë.

Elona jetoi vetëm në via del Pantano së bashku me qentë e saj të pandarë. Rreth majit 2018,  Taulanti largohet nga banesa në Sollicciano, ku kishte pasur disa probleme me fqinjët për shkak të erërave të këqija shkaktuar nga qentë.
Në atë kohë, ai i kishte shprehur shqetësimin e tij avokates, Sabrina Del Fio për fatin e prindërve.


«Jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, askush nuk e di se ku janë. Ata nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, kështu nuk sillen prindërit e mi ”, i tha ai avokates. Dhe në një komunikim më të vonë me avokaten e tij, ai sërish e ka shprehur të njëjtin shqetësim «dy ose tre vjet më parë - vazhdon Del Fio - Taulanti më kontaktoi në një celular nga një numër anonim, ishte një telefonatë e shkurtër. Ai pyeti për akuzat në pritje dhe procedurat ligjore. Ai më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilin ende nuk dinte asgjë. Ishte një telefonatë që zgjati shumë pak ».

Tani, pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti është në Zvicër, ku u arrestua përsëri për vjedhje. Ndoshta, pasi të ketë dëgjuar dy motrat dhe xhaxhain, edhe ai do të ketë disa përgjigje për të dhënë dhe disa pyetje për të shtruar, në lidhje me atë që u ndodhi prindërve të tij.

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Vitoria në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka sjellë detaje të reja tronditëse për vrasjen dhe masakrimin e prindërve të saj në 2015. Ajo ka rrëfyer për emisionin "Pa Gjurmë" të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar para 3 ditësh në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.  

 

Ora 14:59
Eshtrat e "ngrira" dhe shtëpia e masakrimit: Rrugët për zbardhjen e vrasjes së çiftit Pasho në Itali

Masakrimi i çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, i quajtur ndryshe si Misteri i Solliccianos,  ka bërë që të ngritën hipoteza për vrasjen e tyre dhe personat të cilët mund të jenë shkaku i ngjarjes që ka tronditur opinionin e gjerë. Që nga e enjtja kur është zbuluar valixhja e parë e deri më sot janë shtuar elementë të rinj. Edhe pse sot çdo gjë është ende e turbullt, zbulimi i misterit mendohet të jetë afër.

Por cilat janë mënyrat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e misteri?

ADN-ja
Vajzat mendohet se do të jenë thelbësore në identifikimin e viktimave. Edhe pse  është arritur të identifikohet Shpetim Pasho, i lindur në 1960, falë shenjave të gishtërinjve të tij të gjetura nga mbetjet në katër valixhet e shpërndara, pranë burgut. Gruaja e tij Teuta gjithashtu do të duhet të identifikohet zyrtarisht, por baza e të dhënave gjenetike do të jetë gjithashtu e dobishme për hetime. Brenda valixheve do të jetë e lehtë për hetuesit të gjejnë gjurmë të shumta gjenetike të cilat do të mund të krahasohen.

Vendodhja
 Për të kuptuar se “kush” e ka bërë krimin fillimisht  është e rëndësishme që fillimisht të zbulohet "ku" dhe "si" ka ndodhur ai. Shtëpia në Via del Pantano, ku një nga tre fëmijët e çiftit, Taulanti dhe e dashura e tij E. Jetonin nuk duket se tërheq vëmendjen e hetuesve. Në periudhën para zhdukjes,  bazuar edhe në deklaratat e vajzës së tyre ata kishin qëndruar në zonën e Novoli dhe Castello. Veshje e thjeshta të Teutës, tregojnë se masakra kishte ndodhur në një moment shtëpiak. Edhe masakrimi dhe paketimi i kufomave mund të ketë ndodhur në një shtëpi të vetme.  Ai vend, edhe pas pesë vjetësh,  në saj të teknologjive të fundit të hetimeve ende mund të tregojë shumë detaje.

Gjetjet
Është ende e vështirë të japësh një datë të saktë për momentin e hedhjes së katër çantave në atë tokë të papunuar dhe të paarritshme, ku ishte e nevojshme të pastrohej pylli për të rikuperuar valixhen e katërt. Megjithatë në bazë të të deklaratave të fermerit që gjeti valixhen e parë, të paktën mendohet të jenë dy vjet. Nëse bazohemi edhe në bimësinë aty, mund të kuptohet lehtësisht që ka kaluar shumë kohë, qëkur dikush ka shkelur në atë zonë.  
Kockat
Në bazë të analizave të bëra deri tani, duket se kockat janë në gjendje të mirë. Sipas ekspertëve ato mund të jenë ruajtur në ngrirje dhe nuk do të jenë hedhur menjëherë.

Hedhja
Distanca mes valixheve i bën hetuesit të mendojnë se 'hedhja' e tyre ndodhi nga një automjet në lëvizje. Megjithatë për një operacion të tillë nevojitet një automjet i madh, i aftë për të akomoduar të gjitha valixhet dhe një person nuk mjafton, duhet të jenë përfshirë më shumë persona.  
Vdekje e dhunshme dhe pa gjak
Ata të cilët kanë vrarë çiftin, i kanë vrarë në mënyrë tejet të dhunshme. Pasi i kanë vrarë i kanë prerë ata me sharrë elektrike dhe kanë mpiksur gjakun e tyre me një lëndë të veçantë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/12/2020 00:07

    Nje gje me terhoqi vemendjen:fakti qe denoncimin e zhdukjes e bene te parat vajzat,jo djali qe I kishte ne shtepi.Shqetesimi I tij shprehur avokatit per zhdukjen e tyre ,duket si alibi,sikur eshte perpjekur te duket I merakosur per fatin e tyre.A nuk duhej qe ai dhe girlfriend te benin te paret denoncimin?!

    Përgjigju
  • Nusja: 18/12/2020 11:06

    Nusja Nusja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?