ITALI- 36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e arrestuar për vrasjen e dyfishtë dhe masakrimin e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është dënuar me 30 vite burg. Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjyqtarët e Gjykatës së Asizes në Firence. Prokurorja Ornella Galeotti, e cila e ka ndjekur historinë që nga zbulimi, mbështeti akuzën.
I pranishëm në seancë ishte edhe djali i çiftit.
“Ajo është fajtore dhe tani e thotë edhe dënimi”, është shprehur Taulant Pasho duke folur për ish të dashurën e tij. “E kam të vështirë të komentoj”, shtoi ai.
Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.
Elona Kaleshapo priste një fëmijë nga një burrë tjetër dhe për këtë arsye, vrau dy prindërit e të fejuarit të saj, në një përpjekje që mos t’i thoshin djalit të tyre, Taulant Pashos, i fejuar në atë kohë me Elona Kaleshën, se fëmija nuk ishte i tiji.