Kronikë

Masakroi çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe! Drejtësia italiane lë në burg Elona Kaleshin, ish të dashurën e djalit!

19 Maj 2021, 09:22| Përditesimi: 19 Maj 2021, 09:29

  • Share

36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e arrestuar që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë  dhe masakrimin e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është lënë në burg.

Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët e Kaleshës kërkuan ndryshim të masës së arrestit, kalimin në arrest shtëpiak. Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho dhe sipas tyre kjo ishte një shënje se ajo nuk është përfshirë në vrasje.

"Fakti - shkruan gjyqtari hetues - se nuk janë gjetur gjurmë të Elona Kaleshës në valixhet që përmbajnë trupat e viktimave, nëse nuk çon në përkeqësim të akuzës, sigurisht që nuk hedh poshtë mundësinë e përfshirjes së saj në zhdukjen e tyre" . "Është mjaft e mundshme - vazhdon ai - që gjurmët thjesht kanë humbur me kalimin e kohës, mundësisë që valixhet të jenë trajtuar nga një bashkëpunëtor ose që ai kishte doreza".

Në analizat e para të ADN-së ishin gjetur gjurmë të një mashkulli, por identiteti i së cilit nuk është barë ende i ditur.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

Ora 16:00
Vrasja e çiftit Pasho, i biri ekstradohet nga Zvicra në Itali

Taulant Pasho, djali i Shpëtim dhe Teuta Pasho, çiftit që u masakrua dhe trupat e të cilëve u gjetën dhjetorin e vitit të kaluar në 4 valixhe, është ekstraduar nga Zvicra në Itali.

Ekstradimi i cili është bërë me kërkesë të posaçme nga Prokuroria e Firences dhe është pranuar nga autoritet zvicerane, nuk ka të bëjë me hetimin për vrasjen e çiftit Pasho, po me një dënim prej 3 vitesh dhe 4 muajsh, pasi është kapur me 6 kilogram hashash në një garazh në Firence.

Për këtë vepër penale Taulant Pasho u arrestua në flagrancë në 11 qershor të vitit 2016, ndërkohë që dënimin e formës së prerë gjykata e ka marrë më 9 dhjetor të vitit 2019 .

Pasho, i cili tani është duke vuajtur dënimin në burgun Como, u arrestua në Zvicër disa ditë më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?