E dhunuara Qefsere Koleci

Politikë
Top 24

Masakroi kunatën me sëpatë për tokën, deputeti i PD: Drejtuesi i organizatës së PS po e mbjell me kanabis

3 Tetor 2018, 11:17| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 11:29

  • Share

Tirane- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një statusi në profilin e tij në Facebook poston fotot e dhunës ndaj  Qefsere Kolecit 55-vjeçe. Ai i referohet denoncimit të djemve të saj, për ngjarjen e ndodhur pak javë më parë, të cilët akuzuan se e ëma është dhunuar nga xhaxhai i tyre Medi Koleci.

Deputeti demokrat thotë se ky shtetas pavarësisht se dhunoi kunatën e tij lihet i lirë pasi është drejtues organizate i Partisë Socialiste, ndërsa pronën për të cilën është konfliktuar e përdor për të mbjellë kanabis

Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes së banditëve dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria nē mënyrë kriminale. Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat. Sot në mēngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemte e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i PSSh. Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar. Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne te lire te kercenojne familjaret e te moshuares. Policia nuk arreston dhunuesit por kërcenon denoncuesit qe te tërhiqen. Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore.

Deputeti i PD, Ervin Salianji

Si nisi konflikti për rrugën mes dy vëllezërve, autoret ne kerkim
Qefsere Koleci u dhunua nga kunati i saj dhe dy djemtë e tij më 23 shtator. Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 23 vitesh për të shkuar në tokën e tyre. Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim ka inatosur xhaxhain e familjarët e tij.

Ai ka tentuar që të bllokojë sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e ka shoqëruar disa orë, ndërsa sapo e ka liruar, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje kanë dhunuar 55-vjeçaren. Disa orë pas ngjarjes në Manëz, policia arrestoi Admir Kolecin, ndërsa është në kërkim babai i tij me vëllanë tjetër.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?