Masakroi me thikë gruan e tij në Elbasan, lihet në burg Ramis Mici! Nuk mban mend ditëlindjen dhe kërkon avokat nga shteti

2 Gusht 2022, 11:17| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 15:37

  • Share

Ramis Mici u njoh sot me masën e sigurisë "arrest me burg" pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës. Ai ka mbërritur kokëulur në gjykatën e Elbasanit. Kur u pyet nga gjyqtarja për të dhënat dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend. Ndër të tjera kërkoi avokat mbrojtës të caktuar nga shteti pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij. Gjithashtu pranoi se ka qenë i dënuar më parë për ‘dhunë në familje’.

Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (30 korrik), në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën para disa ditësh dhe i kishte thyer telefonin. Në një reagim, policia sqaroi se i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij. Kur janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara. Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.

1659256554_mici.jpg

Ramis Mici dhe Jetlira Elezi

1659432848_mici.jpg

1659431861_mici.jpg

Ramis Mici

Ora 12:13
Vrau bashkëjetuesen, Ramis Mici nuk mban mend ditëlindjen! Kërkon avokat nga shteti në gjykatë

 

Ramis Mici u paraqit sot në seancën gjyqësore për të marrë masën e sigurisë pasi vrau bashkëjetuesen e tij, u pyet nga gjyqtarja për të dhënat dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend.

Ndër të tjera kërkoi avokat mbrojtës të caktuar nga shteti pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij. Ndër të tjera pranoi se ka qenë i dënuar më parë për ‘dhunë në familje’.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 02/08/2022 12:30

    Krijimtari e sistemit... Injornace mllef analfabetizem. Komplet shoqeria civile ne kete komb me shum se 50% ja si ky... Cka tregon seshte tani ketij por I gjithe ne pjeses TJ?eter qe nuk ngriheni per mireqenIE por per parti politike. kur ta kuptojne do jet vone un we Po komentoj do jem dy metra ne dhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?