Jetmira Beka dhe Besmir Ademi

Masakroi me thikë gruan në një parkim në Gjermani, ky është ish-bashkëshorti i arrestuar

24 Maj 2023, 11:39| Përditesimi: 24 Maj 2023, 12:00

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë në një parkim. Bild shkruan se viktima është 28-vjeçarja Jetmira Beka nga Mitrovica, nënë e 3 fëmijëve. Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica.

Mediat kosovare shkruajnë se identiteti i tij është Besmir Ademi, personi që shihni në foton e mësipërme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës, 20 maj. Autori është ndaluar nga policia dhe ndodhet në paraburgim

Në një prononcim për media, e ëma e viktimës ka thënë se ish-bashkëshorti i vajzës ishte tepër i dhunshëm dhe e rrihte me kabllo. Dhuna ishte arsyeja e ndarjes së vajzës me bashkëshortin, sipas të ëmës.

“Ai s’ka mundur ta përballojë atë pse kjo ndahet prej meje. Ajo është rrahur me kabull të televizorit. Është rrahur me thikë në fytë, me çelësa të makinë. I ka thënë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika, Ledina i ka 7 vjet”, tha ajo.

Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovës, e ëma e Jetmira Bekës, tha se prej 8 vitesh e bija kërcënohej nga familjarët e Besmir Ademit.

“Që prej 8 vitesh e kërcënuar prej tyre, jo e vrasim sot, jo e vrasim nesër. Nëse ti thua diçka në familjen tënde, ose ndahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunën që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’ka qenë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhur çfarë ka ndodhur, na vjen keq, edhe Jetmirën, që ka qenë një çike që nuk mundesh me e gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrur me na kërku falje”, tha ajo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?