Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, gjykata e Korçës lë në burg Ali Zilin: Isha i dehur, i vrava sepse nuk më kishin shlyer lekët e druve

8 Mars 2022, 13:37| Përditesimi: 8 Mars 2022, 14:18

  • Share

Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 36 vjeçarin Ali Zilit, i cili kreu vrasjen e dyfishtë të Fatmira Bamit dhe Bukurie Bamit, në fshatin Progër të Devollit, pak ditë më parë.

Viktima mbetën nuse dhe vjehrrë të moshës 60 dhe 80 vjeç, ndërsa vrasja u krye me mjete të forta nga autori i cili pretendonte se 2 gratë i kishin borxh. Kjo akuzë u hodh poshtë nga familjarët e Zilit, të cilët u shprehën se Zili ka hyrë në banesën e tyre për të grabitur dhe jo për të kërkuar borxhin.

Kujtojmë se gjatë dëshmisë së tij, Zili gjakftohte ka pranuar krimin makabër duke shpjeguar hollësisht, edhe tentativën që beri për 24 orë në fshehjen e krimit. Viktimat u gjetën pa shenja jete dhe të dhunuara, në mënyrë çnjerëzore në banesën e tyre, ndërsa ky krim tronditi mbarë opinionin publik.

‘I vrava sepse nuk më kishin shlyer lekët e druve të zjarrit. Vrasjen e kam kryer një ditë më parë, isha i dehur. Pas ngjarjes jam larguar nga fshati dhe kam ikur në Korçë, atë natë nuk u ktheva në shtëpi. Sapo zbardhi dita shkova në një dyqan rrobash dhe bleva veshje të reja për të fshehur gjurmët e krimit. Më pas rrobat e gjakosura, të paketuara në një qese, ia kam falur një endacaku’, tha para hetuesve Ali Zili.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 marsit, teksa trupat e pajetë u gjetën një ditë më vonë, rreth orës 15:15, nga kryeplaku i fshatit. Mësohet se Zili u fut në banesën e viktimave për t'i grabitur, por pasi ka hasur në rezistencë, ai i ka goditur për vdekje dy gratë me sende të forta dhe më pas është larguar. Viktima kanë mbetur 60-vjeçarja Fatmira Bami dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Bukurie Bami, të cilat u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, 36-vjeçari Ali Zili.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anila: 10/03/2022 14:09

    VRITENI ME DRU ATY brenda ne burg.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?