Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për vrasjen e Florian Lamçes nga Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, dhe shoku i tij Adriano Hajdarin, teksa pinin të 3 në një lokal në Elbasan më 30 korrik të vitit 2020.
Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar në total 52 vite e 6 muaj burgim për katër të pandehurit lidhur me ngjarjen. Për Sokol Sanxhaktarin u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht. Sanxhaktari, sipas prokurorit të çështjes Kreshnik Ajazi, është kryesori që ka vrarë me sende të forta mikun e tij.
Për të akuzuarin tjetër si bashkëpunëtor në vrasje, Adriano Hajdarin u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht. Ndërsa për 2 të tjerët, Amadeus Lamçjan u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim dhe Mehmet Muçën, u kërkua 6 vjet burgim, të 2 të akuzuar për moskallëzim krimi.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orën 4 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në Elbasan duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre. Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige me të cilin është qëlluar disa herë në kokë. Por veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Dy të akuzuari kanë thënë se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhur.
Keto jane denime shembullore. Mos perfitimi i lirise me kusht e le brenda 20 vite kermen e Sejdinit. Tani do kujdesen shoket per gruan mos ki merak. Elbasani duhet te pastrohet nga keta kolera.
PërgjigjuTe vrasesh shokun ne menyre makabre , vetem nje person me te meta mendore e ben.