Masakër në pyllin e gështenjave në Pogradec! Specialisti i Zonave të Mbrojtura: Fenomen shqetësues! Në një vit vetëm 9 të proceduar për prerje të paligjshme

4 Dhjetor 2020, 19:55| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 09:14

  • Share

Pogradeci është një nga zonat më të njohura në Shqipëri për prodhimin e frutit të gështënjes. Por pylli i gështenjave me një sipërfaqe rreth 700 ha 600 prej të cilavë zone e mbrojtur keqshfrytëzohet masivisht nga dora e njeriut.

Fenomeni i prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme në këtë zonë është me shqetësues në stinën e dimrit pasi pemët e prera shfrytëzohen për dru zjarri. Pylli i Gështenjave nga i cili banorët presin të marrin të ardhura pas shitjes së ketij fruti për fat të keq po zhvishet dita ditës.

Sapo shkel në pyllin e Gështenjave ballafaqohesh me trungjet dhe degët e prera. Ky fenomen mjaft shqetësues pohohet dhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Korçë. Specialisti i Gani Bego shprehet se banorët e fshatrave përreth pyllit janë shkaktarët.

“Në Pogradec ndodhen rreth 700 hektar pyll gështenje, në 600 hektar janë zonë e mbrojtur dhe 100 hektar pjesë e  pyllit bashkiak. Situata vitet e fundit është bërë një problem shqetësues, dhe për ne si adminstratë e Zonave të Mbrojtura pasi persona të papërgjegjshëm kanë filluar i dëmtojnë ato dhe i presin ato për dru zjarri”, tha Gani Bego.

Bego tha se janë ushtruar kontrolle në bashkëpunim me policinë dhe gjatë 2020-ës janë proceduar penalisht 9 persona.

" Kemi bërë rreth 9 konstatime, procesverbale, i  kemi çuar edhe për ndjekje  në Prokurori por prap problemi vazhdon të jetë shqetësues.  Domethënë çdo fshat ka persona specifik , që merren me dëmtimin e pyjeve”, shtoi Bego.

Prerja apo dëmtimi i pyjeve me ligjin e ri të miratuar në maj të këtij viti përbën vepër penale që dënohet nga gjobë deri në 1 vit burgim. Duket se as ashpërsimi i ligjit nuk e ka ndalur sëpatën mbi pyje!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 04/12/2020 23:29

    MOS PRISNI GESHTENJAT MOR MASKARENJ,,,SHTOJINI ATO,,,QE TE FITONI PARA,,,APO NUK E DINI QE GESHTENJAT SHITEN NE ITALI PER COKOLLATA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?