Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar

Gjykata Kushtetuese Gjermane

Bota

Masat anti COVID/ Gjykata Kushtetuese Gjermane: Nuk janë shkelur të drejtat e njeriut

30 Nëntor 2021, 11:02| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 11:06

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi, se vendosja e masës për frenimin e pandemisë së Coronës në nivel federal nuk ishte shkelje e të drejtave kushtetuese, megjithë ndërhyrjen në të drejtat bazë.

Të martën (30.11) me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi, se vendosja e masës për frenimin e pandemisë së Coronës në nivel federal nuk ishte shkelje e të drejtave kushtetuese. Vërtet u ndërhy shumë në të drejtat bazë të njeriut, por “në kohën jashtëzakonisht të rrezikshme të pandemisë” ishin në pajtim me ligjin themelor. Masat e kufizimit të lëvizjes dhe kufizimet e kontaktit shërbyen “në tërësinë e tyre për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit si edhe ruajtjen e kapacitetit veprues të sistemit shëndetësor si një çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët”, deklaruan gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe të martën.

Gjykata Kushtetuese bën të qartë, se edhe tek vendimi i mbylljes së shkollave, të drejtës së fëmijëve e të rinjve për arsimin shkollor i qëndronin përballë “çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët”. Ndalimi i mësimit me prezencë ishte “konform kushtetutës si nga ana formale dhe materiale”, deklaruan gjyqtarët.

E ashtuquajtura masa e frenimit të emergjencës ishte në fuqi nga fundi i prillit deri në fund të korrikut të këtij viti. Ajo parashikonte që nga një incidencë shtatëditore prej 100 infektimesh në 100.000 banorë në shkallë federate hynin në fuqi kufizime të kontaktit si edhe një orë e ndalimit të qarkullimit natën. Nga një incidencë prej 165 infektimesh në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh në shkolla ndalej mësimi me prezencë. Shumë qytetarë gjermanë panë në këtë ligj një ndërhyrje të palejueshme në të drejtat kushtetuese të qytetarit. Edhe partia liberale, FDP, që me gjasa është anëtare e qeverisë së re, kishte ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese kundër “frenimit të emergjencës.”

Me të dyja vendimet e Senatit të Parë nën presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Stephan Harbarth politikës i jepet edhe një bazë ligjore për mënyrën se si do të veprojë në valën e katërt aktuale të pandemisë, me një numër të lartë infektimesh./DW

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: