Bota

Masat anti-covid ‘ndezin’ protestat e jelekverdhëve

12 Shtator 2020, 19:36| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 19:40

  • Share

Të paktën 154 persona janë arrestuar te shtunën në Paris, pas rikthimit të protestave në kryeqytetin francez, cili është përfshirë sërish nga protestat e jelekëve të verdhë. Protesta u shoqëruan nga grupe kundër mbajtjes së maskave dhe pronarët e diskotekave të detyruar të mbajnë mbyllur aktivitetet e tyre për shkak të masave të marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të  koronavirusit.

Ndërsa njëri prej kortezheve marshoi pa incidente, tjetri u përplas me policinë pasi protestuesit u vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave dhe automjeteve. Një grup manifestuesish ka hyrë me forcë në zyrat e televizionit BFM Tv duke akuzuar rrjetin  se është i kontrolluar dhe i manipuluar.

Manifestimet ishin të ndaluara në disa zona të rëndësishme të Parisit, përfshirë shëtitoren Champs Elysees, që rreth dy vjet më parë u kthye në skenën e protestave të Jelekëve të Verdhë, që shfaqën zemërimin e tyre kundër planit të presidentit Macron për të rritur taksat për karburantet. Mobilizimi i ri i Jelekëve të Verdhë vjen teksa Franca po lufton me një rikthim të rasteve të koronavirusit.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?