Foto ilustruese

Masat e ashpra në Kosovë, përjashtohen tranzitët, personat që duan të kurohen e tregtarët

28 Korrik 2020, 21:55| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 21:57

  • Share

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja në kuadër të luftës kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të gjithë shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë e Bosnjës të cilët hyjnë në Kosovë, duhet të dëshmojnë me anë të testit, se nuk janë të prekur me COVID-19. Por ka edhe disa përjashtime.

1.Personat që gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk ka nevojë të kenë vërtetim për test negativ RT-PCR, duke marrë parasysh që shtetasi i huaj vetëm do të kalojë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojë territorin Kosovës.

2.Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nuk ka nevojë të kenë vërtetim për tampon, kurse shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e saj.

3. Tregtarët nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për tamponin, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

4.Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare transite nuk nevojitet tamponi , me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

5. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, gjatë hyrjes duhet të paraqesin vërtetim për tampon negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në vend.

6. Diplomatët e huaj nga shtetet e përmenduar më sipër në këtë vendim, të cilët janë të akredituar në Kosovë, sikurse familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për tampon.

7. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucionet shëndetësore të Kosoavës mund të hyjnë, me kusht që të paraqesin vërtetimin për tamponin negativ të bërë 72 orë para hyrjes  dhe vërtetimin për termin e caktuar të lëshuar nga spitali;

8. Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga Kosova mirëpo me adresë vendbanimi në njërin nga shtetet e përmenduar në këtë vendim, gjatë hyrjes në Kosovë, duhet të paraqesin vërtetim për tampon negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në shtet.

Komento

Komente

  • A. N: 29/07/2020 06:47

    Nqs Kosova kerkon qe ne shqipot te bejme tampon ne kufi pse anasjelltas nuk i kerkohet atyre dhe i lejohet te vijne per plazh sa here te duan?

    Përgjigju
    • B M: 29/07/2020 23:22

      Jeni te papare Keni rregulla e ligje inati jo per siguri. Zoti jo ndihmoft se ska njeri ne ket planet qe ju ndryshen mendimet prapambetse ballkanike.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?