Foto nga tregu i bagëtive në Kukës

Sociale

Masat e forta kundër murtajës në Kukës, 'boshatiset' tregu i bagëtive

23 Qershor, 13:30| Përditesimi: 23 Qershor, 13:34

  • Share

Në qarkun e Kukësit, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i murtajës së të imtave. Autoritetet veterinare shqiptare kanë rritur ndjeshëm masat e kontrollit. Në zbatim të vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, është ndaluar tregtimi dhe lëvizja e deleve dhe dhive jashtë fermave, si pjesë e strategjisë për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Inspektorët e Shërbimit Veterinar të Kukësit, që janë në varësi të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë në Shkodër, kryejnë kontrolle të përjavshme, kryesisht çdo të diel në ditën e tregut, duke monitoruar tregun e bagëtive dhe thertoret. Por pamjet flasin vetë, ku tregu duket që është pothuajse i boshatisur, me pak bagëti të trasha të ekspozuara për shitje.

Sipas tregtarëve të Kukësit e Hasit, kjo gjendje nuk lidhet vetëm me ndalimin e tregtimit të të imtave, por edhe me një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të bagëtive, si të imta, ashtu edhe të trasha, në zonë. Shkaktarët lidhen me vështirësitë ekonomike, emigracionin dhe interesin në rënie për blegtori.

Sinkron. Edhe pse nuk ka raste të konfirmuara të murtajës në Kukës, rreziku konsiderohet i lartë për shkak të afërsisë me kufirin e Kosovës dhe lëvizjes së lirë të bagëtive në zonat alpine gjatë muajve të verës, ku kullotat janë të përbashkëta dhe ndarjet administrative nuk janë pengesë për barinjtë.

Aktualisht, në qarkun e Kukësit numërohen rreth 45 kope themelore me afro 40 mijë krerë dele dhe dhi, duke e bërë këtë sektor një nga shtyllat kryesore të ekonomisë rurale. Për këtë arsye, monitorimi do të vazhdojë me intensitet edhe në ditët në vijim, veçanërisht të dielave, kur tregu i bagëtive është më aktiv.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?