Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Masat e reja anti-COVID në Kosovë/ Nga pezullimi i mësimit, te kufizimet në kufirin me Shqipërinë

12 Shtator 2021, 17:20| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 20:10

  • Share

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të diel, masat e reja anti-COVID. Ajo ka marrë vendimin që për dy javë të mbyllen të gjitha çerdhet në vend. Ndërkohë që është shtyrë deri në 26 shtator nisja e procesit mësimor.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar“, thuhet në masat e reja që u diskutuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Më tej në vendim thuhet se të gjithë ata persona që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, ose Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Masat në fuqi për udhëtarët që duan të hyjnë në Kosovë:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak
se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave
serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të
përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë
një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona
duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare
tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose
pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta
lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të
respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar
me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të
nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)
orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Rritet numri i viktimave nga COVID, 23 vdekje, 424 raste të reja! Mbyllen çerdhet, pezullohet mësimi, vërtetim vaksine në qendra tregtare! Kufizimet në kufirin me Shqipërinë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?