Edi Rama

Masat e reja antiCOVID, Rama: Duhen respektuar rigorozisht, që nga partitë politike e më pas qytetarët

10 Shkurt 2021, 16:22| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 16:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dhe një herë masat e reja kufizuese të komunikuara sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se masat duhen zbatuar rigorozisht duke filluar nga partitë politike të parat pa përjashtim dhe deri tek çdo individ.

Ai thotë se ora policore dhe njësitë tregtare do të mikëqyren rreptësisht.

Duke filluar nga dita e nesërme, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:00 - 06:00 ku përjashtim bëjnë emergjencat shëndetësore apo persona në punë.

I njëjti kufizim do të jetë edhe për baret, restorantet e lokalet. Shkollat e mesme në 7 bashki do të vijojnë mësimin online. 

Postimi i kryeministrit:

Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht. Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?