Meta: Masat kufizuese të jenë në përputhje me Kushtetutën, mos të krijohen konflikte sociale

4 Prill 2020, 13:59| Përditesimi: 4 Prill 2020, 15:24

  • Share

TIRANË - Presidenti Ilir Meta I ka bërë apel të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, por kreu i shtetit thekson se është me rëndësi që çdo akt i qeverisë që miratohet në këtë situatë duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Deklarata e Presidentit të Republikës Ilir Meta

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.

Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond: 05/04/2020 00:34

    hyy race hajdutesh

    Përgjigju
  • Qytetar: 04/04/2020 22:24

    Shyqyr qe DIKTATORI yne ka nje kamzhik ne koke qe e KONTROLLON cdo veprim qe ben Bravo Z President

    Përgjigju
  • Corona: 04/04/2020 16:06

    Nuk nevojiten vetem llafe ne kete situate, populli do te haje,hidhu dhe jep te pakten 50% te djerses shqiptareve qe u keni vjedhur bashke me burrin tend (mona),dhe pas pandemise shkoni e u rrefeni te baba mondi si ortak qe e keni, t'ju fale mekatet, dhe spak-u t'ju beje gati padite per drejtesi.

    Përgjigju
  • ERP: 04/04/2020 15:19

    Ta shpetoi edhe per ca kohe situata ty o vemje. Te vetmen lidhje qe ke me Kushtetuten ti jane shkeljet qe i ke bere, o hajdut me cizme

    Përgjigju
  • Dovi: 04/04/2020 15:17

    Shkarkoeje Parlamentin dhe beji masat me PD-n, pastaj ta mbyllim njehere e mire ne, o ja dalim o ju ne te gjthe ne burg

    Përgjigju
  • ME BLLOK NË DOR: 04/04/2020 15:02

    PO BLLOKUN TËND O QELBËSIR MOS TA KUFIZOJM O JASHQITJE E KOMBIT. PO TI A E DI QË JE FAMILJA MË E URRYER E KOMBIT SHQIPTAR O EDEPSËZ.

    Përgjigju
    • Dovi: 04/04/2020 15:19

      E din , fort mire madje, po besom se e kalon Sala me ushtrine e Peka-Peka-ve

  • Tutu: 04/04/2020 14:45

    O ty te zente corona virusi... ti nuk je as per roje mullaresh fhe te bene president.... ti shume shume je nje hajdut bostanesh...nivel i neveritshem intelektual...

    Përgjigju
  • Alban Borshi: 04/04/2020 14:43

    Ironi me vete faktet, i cili shkon deri ne grotesk, perballe realitetit te kontaminimit te popullsise dhe te Luftes me COVID-19. Cinizmi i luftes se vockel politike e personale me kryeministrin, e con ne amnezi qofte me retoriken e perminuteshme per shpetimin e jeteve, te njerezve, te mjekeve, etj ashtu edhe per shkeljet e renda te distances politike, partiake dhe personale (se ato sociale = LSI+fakte penale) qe po ky njeri i ka bere ne 30 vjet te Dispozitave Kushtetuese deri ne 1998 e me pas te Kushtetutes.

    Përgjigju
  • Dorezo Pasurite dhe Ndimo Popullin..: 04/04/2020 14:24

    Leri denglat..

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 04/04/2020 14:24

    Foli ky neperka. Ka vjedh 30 vjet qe rrjep popullin e tu jap leket qe ka vjedhur popullit. Hajdut me te madh ska njohur Shqiperia. Shit vilen e lalzit dhe jepu lek fukarenjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?