Masat kundër COVID-19/ Kuvendi 1 mijë copë doreza për deputetët, 200 maska e dezinfektues

1 Prill 2020, 20:57| Përditesimi: 1 Prill 2020, 20:58

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë, ditën e sotme ka hapur procedurat e zhvillimit të një tenderi me prokurim të vogël, duke synuar të blejë 1 mijë copë dorashka një përdorimesh, për deputetët dhe të gjithë administratën e këtij institucioni.

Tenderi zhvillohet në kuadër të masave kundër masave parandaluese ndaj virusit Covid-19 dhe pritet që të mbyllet në datën 4 prill, kur dhe do të shfaqet fituesi. Kriteri bazë i këtij tenderi dhe që do ndikojë në rezultatin për shpalljen me fituesit sipas dokumentacionit të publikuar nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, është çmimi më i ulët i ofertës.

Veç 1 mijë copë dorezave një përdorimesh, Kuvendi i Shqipërisë do të blejë 200 copë maska, 18 litra solucion për dezinfektimin dhe 75 litra dezinfektues me bazë alkooli për pajisjet që janë vendosur në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Ky është tenderi i dytë brenda një kohe shumë të shkurtër që zhvillon Kuvendi, në kuadër të masave për parandalimin e virusit COVID-19. Jo më larg se një javë,Kuvendi, mbylli një tjetër tender me vlerë 25 milionë e 700 mijë lekë të vjetra, për dezinfektimin e tualeteve të këtij institucioni.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?