TIRANË - Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19, që merr fuqi prej ditës së sotme.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike që i bën më vunerabël ndaj koronavirusit, të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse.
"Këto kategori përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar për krime të rënda, organizata kriminale, banda të armatosura, organizata terroriste, të cilat përfshihen si kriter ndalues në këtë akt normativ", tha ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një komunikim për publikun.
Të gjithë të dënuarit që përfitojnë nga akti normative i miratuar nga qeveria duhet t'i nënshtrohen rregullave ligjore strikte duke depozituar një deklaratë ashtu si dhe dhënien e pëlqimit nga familjarët e tyre për të qëndruar në të njëjtën banesë gjatë qëndrimit të përkohshëm të tyre.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri publike masat e marra në burgje për situatën ndaj COVID-19, ku më kryesorja veç shtimit të kushtete për higjienën janë anuluar edhe takimet me familjarët, të cilat bëhen online. Ministrja Gjonaj tha se deri më tani nuk ka asnjë të burgosur të prekur me COVID-19, por se në institucionet janë në përgatitura për çdo rast.
Futini ne kuvend se ndoshta jane me te afte per ate pune.
PërgjigjuSi i lini ne shtepi, pastaj fillojne vjedhin prape dhe do bejne krime. Ska falje!! Ose do fusni njerezit ne gjak.
PërgjigjuKu je Envere djali, po te pergjerohemi ngrihu se na shkaterruane!
PërgjigjuPo ca jeni tu bo me ca??? Ata jane te sigurt aty ku jane. Po ju iken e si kapni me dot pastaj? Trapa qe jeni
PërgjigjuKy eshte Rendi i Ri boteror, Kaosi! Kush I mbledh më këta tani 600 persona apo janë me kulture e zbatojne ligjet duke u kthyere vete në burg. Si ore liruat 600 të burgosur? Yyyyyt qelbesira !
Përgjigjurrespekt i larte e mirenjohje per filozofine tende te cmuar dhe konstruktin e mendimit kritik qe leshoh. ke nje baze te shkelqyer mbi te cilen ngre e zhvillon argumentat dhe nje arsyjetim te holle, por te adhurueshem. nevoja imediate jotja eshte promovimi qe me keto brilanca te ushqehet cdokush.