Foto ilustruese

Masat për festat e Fundvitit, sekuestrohen qindra fishekzjarre dhe kapsolla

19 Dhjetor 2022, 10:34| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 11:29

  • Share

Në prag të festave të fundvitit, për të pasur një mjedis sa më pak problematik e të qetë, Policia e Tiranës ka marrë disa masa për ndalimin e kapsollave dhe fishekzjarrëve me fuqi të lartë plasëse.

Si rrjedhojë, janë sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarrë, me fuqi të lartë plasëse.

Plani i masave parashikon kontrolle të vazhdueshme, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit dhe përdorimit, të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, për të mos rrezikuar qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe jetën e shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, në prag të festave të fundvitit,  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave, detyra të cilat konsistojnë në:

  • -Zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe
  • -Intensifikimin e kontrolleve në territor dhe në këtë kuadër, ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmës specialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke u garantuar ruajtje të anonimatit, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?