Ndërsa kjo javë konsiderohet si një nga më të nxehtat ministria e Shëndetësisë ka vendosur nëntë njësi të lëvizshme në 18 njësi në zonat turistike, në qendat e qyteteve për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë për të përballuar të nxehtin e këtyre ditëve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përballimin e të nxehtit ka inspektuar një prej pikave të hapura në Pedonalen e Shkodrës.
Njësitë e lëvizshme janë vendosur në Tiranë, Shkodër, Berat, Durrës, Gjirokastër, Elbasan.
"9 Njësi të Lëvizshme janë në territor, me mjekë, infermierë, janë pozicionuar në qendra të qyteteve, duke filluar nga Tirana me 4 njësi në territor, gjithashtu në Shkodër, Berat, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe në zonat bregdetare ku tashmë stukturat e emergjencave janë në territor qe në 15 Qershor.
Këto struktura te emergjencave janë të vendosura në qendër të qyteteve ku edhe fluksi i turisteve dhe pushuesve është i lartë, të kemi garanci që të ofrojmë kujdes shëndetësor në kohë",- tha Manastirliu.
Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë.
Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.