'Masat për COVID-19 po zbatohen me korrektësi'/ Hoda: Situata do vijoi në varësi të ecurisë së pandemisë (VIDEO)

24 Mars 2020, 22:08| Përditesimi: 25 Mars 2020, 00:15

  • Share

Në një lidhje direkte për “Repolitix”, zv. Ministri i Brendshëm Julian Hoda është shprehur se qytetarët sa vjen edhe ndërgjegjësohen përsa iu përket masave të qeverisë.

“Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Askush nuk do t’i mbyll ata brenda, por duhet të dalin nga shtëpia vetëm kur kanë një arsye. Masat po zbatohen me korrektësi dhe është një pakicë shumë e vogël që tenton t’i thyejë”.

I pyetur nëse ka zona problematike për shkeljen e rregullave nga qytetarët, Hoda shprehet se nuk ka zona të caktuara, megjithatë shkeljet më të mëdha vijojnë të jenë në Tiranë dhe Durrës për për shkak të popullsisë.

“Zona me probleme të mëdha nuk ka. Sigurisht që do të jetë me shkeljet më të mëdha Tirana dhe Durrësi për shkak të popullsisë. Shifrat e gjobave të këmbësorëve duhet të jene diku tek 800. Por me kalimin e ditëve kanë ardhur duke u ulur. Në zonat rurale masat zbatohen, por ka aktivitete prodhuese”, shprehet Hoda.

Përsa i përket kohës se sa do të zgjas kjo situatë, zv. ministri Hoda thekson se kjo varet nga ecuria e pandemisë.

Në përfundim të bisedës, duke falenderuar qytetarët për sakrificën e tyre dhe respektimin e masave, Zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hoda, thekson se është e rëndësishme që të qëndrojmë të izoluar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Të gjithë qytetarëve që po respektojnë masat iu them faleminderit për sakrificën që ata bëjën. Duhet kuptuar që edhe efektivët e policisë njerëz janë dhe kanë edhe ata familje, kështu që e kanë shumë të nevojshme të mos jenë në kontakt me shumë njerëz në një situatë të tillë për shkak të rrezikut të infektimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që publiku të bëjë atë që po bën, pra të qëndrojnë të izoluar përsa të munden në vijim”, ka thënë Hoda.


Lajmi kryesor:

'Asnjë sistem shëndetësie nuk i bën dot ballë një pandemie', Dasho: Në këtë rast, më mirë të parandalosh sesa të shërosh


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?