Pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Paris Saint Germain në raundin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube, trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, pranoi epërsinë e kundërshtarit, por theksoi krenarinë për paraqitjen dhe përkushtimin e skuadrës së tij.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku 41-vjeçar argjentinas tha: “Diferenca midis dy ekipeve ishte qartë e dukshme, por unë jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për të gjithë punën që bënë gjatë turneut”.
Ai shtoi se, pavarësisht disavantazhit të madh, Inter Miami u përpoq të qëndronte në lojë: “Pavarësisht hendekut, ne u përpoqëm të luanim, por sot hendeku ishte qartësisht shumë i madh”.
Mascherano nuk e fshehu dwshpwrimin për mënyrën si nisi ndeshja: “Pjesa e parë ishte një ortek, doja të isha në fushë me lojtarët e mi. Në të dytën, ata ngadalësuan ritmin dhe na lejuan të luanim pak më shumë siç bëjmë në MLS”.
Inter Miami tashmë i mbyll angazhimet në këtë turne ndërkombëtar, ndërsa PSG vazhdon rrugëtimin drejt trofeut, duke gjetur në çerekfinale Bayern Munich.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ PSG dhe Bayern Munich fitojnë me goleada, përballen bashkë në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve! Messi jashtë turneut
S.Dh/ReportTv.al
