Ronaldinho Gaucho

Mashtrime me biznesin, Ronaldinho rrezikon burgun në Brazil

30 Gusht 2023, 12:32| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 12:41

  • Share

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldinho Gaucho mund të gjendet sërish pas hekurave. Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe PSG-së dyshohet se është i përfshirë në një mashtrim me kriptovaluta.

Prokurorët brazilianë besojnë se kompania “18K”, e cila është në pronësi të Ronaldinhos, është pjesë e një skeme piramidale. Kompania e tij dyshohet se u premtoi klientëve një të ardhur prej dy përqind në ditë bazuar në transaksionet e kriptomonedhave. Superylli i futbollit ka refuzuar tanimë dy herë thirrjen për t'u paraqitur në gjykatë dhe policia u detyrua të hynte në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit, Ronaldinhos i gjetën pasaportën dhe ia konfiskuan për të mos dalë jashtë vendit. Ronaldinho kishte një problem të madh me ligjin në mars 2022. Ai u arrestua në Paraguaj për përdorimin e një pasaporte false. Së bashku me të vëllanë ata kaluan 171 ditë në një burg të Paraguajit dhe u liruan pasi dhanë 1.6 milionë dollarë për lirimin me kusht.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?