Abuzimet te ‘Financa’, lihen në burg 2 zyrtarët dhe përmbaruesi: S’kemi shkelur ligjin, zbatuam vendimin e gjykatës! Gjokutaj mungon në seancë në spital për probleme me zemrën

13 Janar 2023, 09:34| Përditesimi: 13 Janar 2023, 17:33

  • Share

TIRANË- Tri orë seancë i janë dashur gjyqtares Rexhina Merlikës t’i qëndrojë masës së caktuar nga Prokuroria ‘arrest me burg’ për Arlind Gjokutajn, Alban Rulin e Fatmir Hoxhën. Gjykata penale ka vendosur të vijojë masën e sigurisë të lënë më herët nga prokuroria deri në përfundim të hetimeve.

Para se t’u konfirmohej masa e sigurisë, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raportoi se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë. Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te ‘Kardiokirurgjia’ për shkak të problemeve të tij me zemrën. Seanca u bë pa praninë e Gjokutajt dhe u përfaqësua nga avokatët e tij.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve dhe të pandehurit, Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në seancë duke pretenduar se është vendim i gjykatës i vitit 2021 që është zbatuar nga ana e Ministrisë së Financave. Pra sipas tij kanë zbatuar vendimin e gjykatës, nuk kanë bërë asnjë shkelje. Përreth 2 orë Fatmir Hoxha ka folur vetë në gjykatë duke thënë të gjithë procedurat që janë ndjekur nga Ministria e Financave. Të njëjtin pretendim patën edhe avokatët e Arlind Gjokutaj që thanë se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Sipas tyre është një vendim gjykate që është ekzekutuar, pra marrëdhënie civilo-juridike sipas tyre. Avokatët e kanë paraqitur këtë vendim gjykate para trupit gjykues. Është vendim i dhënë nga Dritan Caka në Gjykatën Penale të Tiranës. Kjo nuk ka ndikuar që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë të “arrestit me burg” derisa të sqarohet situata.

Pas konfirmimit të masës së sigurisë nga Gjykata, dy avokatët e Gjokutajt, Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizi kanë shmangur komunikimin me median. Por burimet e Report Tv bëjnë me dije se dy avokatët do u drejtohen ‘Apelit ‘për të ndryshuar masën pas problemeve shëndetësore të Gjokutajt.

Arlind Gjokutaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është arrestuar pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai ka shfaqur probleme shëndetësore rreth dy ditë më parë. Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe  përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim, por skema e mashtrimit u pikas. .

Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës'

Skema e mashtrimit nga Thana
Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Më tej, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumën e kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.

Ora 13:12
Në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Gjykata lë në burg Arlind Gjokutajn, Alban Rulin e Fatmir Hoxhën

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj janë lënë në burg.

Ora 13:09
Abuzimet te ‘Financa’, lihen në burg 2 zyrtarët dhe përmbaruesi, avokatët e Gjokutajt: S’ka asnjë provë, vendim gjykatë

 

Dy avokatët e paraqitur sot në seancë, Sokol Hazizi dhe Genc Gjokutaj të cilët mbrojtën Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj thanë se nuk ka asnjë provë ndaj Gjokutajt.

Sipas tyre është një vendim gjykate që është ekzekutuar, pra marrëdhënie civilo-juridike sipas tyre. Avokatët e kanë paraqitur këtë vendim gjykate para trupit gjykues. Është vendim i dhënë nga Dritan Caka në Gjykatën Penale të Tiranës. Kjo nuk ka ndikuar që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë të “arrestit me burg” derisa të sqarohet situata.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve dhe të pandehurit, Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në seancë duke pretenduar se është vendim i gjykatës i vitit 2021 që është zbatuar nga ana e Ministrisë së Financave. Pra sipas tij kanë zbatuar vendimin e gjykatës, nuk kanë bërë asnjë shkelje. Përreth 2 orë Fatmir Hoxhaj ka folur vetë në gjykatë duke thënë të gjithë procedurat që janë ndjekur nga Ministria e Financave. Të njëjtin pretendim patën edhe avokatët e Arlind Gjokutaj që thanë se nuk ka prova për fajësinë e tij dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Pas konfirmimit të masës së sigurisë nga Gjykata, dy avokatët e Gjokutajt, Genc Gjokutaj dhe Sokol Hazizi kanë shmangur komunikimin me median.

Ora 10:06
FOTOLAJM/ U arrestua për shpërdorim detyre te ‘Financat’, përmbaruesi Alban Ruli shfaqet i qeshur në gjykatë

Përmbaruesi Alban Ruli ndodhet sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Si duket edhe nga pamjet, ai është shfaqur i qeshur në seancë.

Kush është Alban Ruli:

Në një shkrim të Report Tv, ka sjellë më herët sesi si përmbaruesi Alban Ruli në vend që të ekzekutojë një vendim për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe, i konfirmuar nga Gjykata e Apelit, tenton të shpëtojë subjektin e gjobitur, me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave.  Alban Ruli, përmbarues pranë shoqërisë “ARB” u  kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Tregu agro-ushqimor u dënua nga Gjykata e Apelit për shkak se kryente abuzime të mëdha në kurriz të tregtarëve duke përfituar nga një pozicion monopolist. Gjoba ka një vlerë të konsiderueshme prej 43.168.617 lekë ose 430 milionë lekë të vjetra. Por, vendimi i ekzekutimit është zvarritur, pikërisht falë veprimeve të dyshimta të përmbaruesit që ka përfunduar tani para Ministrisë së Drejtësisë.

1673601086_WhatsAppImage20230113at09.59.20.jpeg

1673600872_rruli.JPG

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/01/2023 23:57

    /LORI/,jam dakord me ju.Ate qe s'e ka bere Shqiperia e ka bere Amerika me nje nga vraseset qe ishin pjese e grupit te Charles Manson qe vrau Sharon Tate e disa te tjere ne 69'.Kur doli ne nje nga seancat e apelimit,e sollen me krevat e serum ne gjykate,se po vdiste nga kanceri,por nuk pranuan t'a lironin edhe pse po ishte ne faze te avancuar te semundjes.Ai hajduti i rendomte qe u kap para ca ditesh me rast te rende epilepsie,gjykata shqiptare e la ne burg,kete hajdutin me kollare e dy avokate (jo shaka) gjykata e ka lejuar te /kovalishoje/ ne spital,se papritur i vajti zorra e trashe te zemra,sapo provoi prangat!!!

    Përgjigju
  • adi: 13/01/2023 19:47

    Nuk eshe i nderdhem sac hiqet ky gjokuti! Po nja dy drejtore te drejtorive te ministrise se financave qe meren me kredite bubu kan bo nomin! Ene letrat higjenike i cojshin ne shpijat e tyre! I mate Arlindi se merte zarfat e dhuratat! Auditi e Klsh si kan bo derman ne Spak i kan cu! Hajde se me radhe eshte ka vende plot...sidomos per hajdutet qe vjedhin institucionet!

    Përgjigju
  • Ruli: 13/01/2023 16:26

    Çudi e madhe me kte metiden sa te rri ne burg me mire ne spital me te shpise. Vrau Bollanua njeri, u semur. Vodhi ky tipi,u semur. Kane vrare e vjedhur pushtetaret bejne sikur semuren se kur vjedhin rrine si bosa. Shtet koti ca te nenes ca te njerkes

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 13/01/2023 15:12

    O Alboz eshte bere mode kjo ne Shqiperi sa jane te lire i ke si kokrra e molles sa arrestohen na dalin me zemer hipertension kancer vetem e vetem ti shmangen drejtesise. SPAK-ut ti vihet ne dispozicion nje spital me mjeke jo shqiptare dhe kur keta te paraqesin pretendimet e tyre jo jam me zemer hipertension diabet etj te bejne analizat tek ky spital dhe keni per te pare sesa te semure jane keta hajdute dhe kriminele qe e kane bere kete popull te flase me vete ndersa vete jetojne ne pallate luksoze pushimet i bejne jashte vendit po ashtu femijet e tyre i shkollojne jashte

    Përgjigju
  • XXX: 13/01/2023 14:38

    Kta hajdutet kur vjedhin nuk u dhemb asgje kur i zën i fusin brënda behen per spital.

    Përgjigju
  • gjimnazisti: 13/01/2023 14:19

    se mos fijet shkojne lart te Andri ibrahimi se A Ruli e ky burri ministres jane shoke te ngusht e kane qene te Qemal Stafa bashke

    Përgjigju
  • minushe: 13/01/2023 13:53

    Arlindi nuk eshte per ne burg, kur te vertetohet qe mund te kete qene pjese e pazarit te lekeve atehere flasim ndryshe

    Përgjigju
  • Alboz: 13/01/2023 12:53

    Zyrtaret shqiptare- pordhe ne zemer sapo kapen duke vjedhur...

    Përgjigju
  • iliri: 13/01/2023 12:40

    aman vetem helm nga te gjithe vetem mllef. po ku e dini ju qe ska pesuar tronditje dhe ka probleme shendetesore. po dhe ketij me gjithe ate shkolle vjen ngaterrohet ketu ne kete vend leshi ku ke ske faj gjygjin ta bejne media

    Përgjigju
    • gucja: 13/01/2023 13:32

      he mi ilira he edhe ti mooo te erdhi keq per bukuranin eeee...po per at pensionist nuk te vjen keq, po per at femi qe s'ka buke te haje hic eee, po per ata punonjes administrate qe robtohet 8 ore dhe ja nxin jeten lloj lloj patronaxhisti ...hic fare eee?! Popull idiot, nonen juve se ju thone babe pastaj !!! Vijne keta zagaret ne shqiperi se bohet mil i eurove sa hap e mbyll syte prandaj.

    • gucja: 13/01/2023 13:21

      he mi ilira he edhe ti te erdhi keq per bukuranin eeee...po per at pensionist nuk te vjen keq, po per at femi qe s'ka buke te haje hic eee, po per ata punonjes administrate qe robtohet 8 ore dhe ja nxin jeten lloj lloj patronaxhisti ...hic fare eee?! Popull idiot, nonen juve se ju thone babe pastaj !!! Vijne keta zagaret ne shqiperi se bohet mil i eurove sa hap e mbyll syte prandaj.

  • Gjergj: 13/01/2023 11:46

    Pèr tu çuditur, vèrtetè pèr tu çuditur. Kur vjedhin miliona euro tè tè tjerève, nuk kanè probleme me zemrèn fare. Blejnè shtèpija kètu e atje, bèjnè dashnore, bèjnè tè fortin nè daljen publike dhe hiqen pèr tè pavdekshèm. Deri kur ndjejnè prangat nè duar dhe ajo dera e qelisè mbyllet nga jashtè......aty pastaj,,,,o le le zemra.!!

    Përgjigju
  • Fendu: 13/01/2023 11:35

    Mafiozet, gjakpiresit me të medhenj sot për sot janë përmbaruesit. Shumë kane vila, makina e bejne nje jete të shfrenuar ne kurriz të hallexhinjeve dhe shtetit. Statusi I tyre duhet riparë, ligji duhet të jete me i pameshirshem per keta hajdute. Shikojeni si qesh mafiozi Ruli, se e si mirë se do dali nga biruca!

    Përgjigju
  • Lori: 13/01/2023 11:30

    Askush nuk semuret kur vjedh miliona euro,gjith semuren kur arrestohen.Do e sillja si zagar ne gjykate bashk me krevatin.Ngrihu o Enver se ti paske qen derman per ket milet

    Përgjigju
  • Tirona re: 13/01/2023 11:08

    Bravo shtet. Pazarin e bë sek.pergjithshëm me permbaruesin dhe burgun ta bëje drejtori. Sa vujne nga zemra keto perfaqesuesit e larte te shtetit

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/01/2023 11:08

    Po me vje keq per kete drejtorin juridik sps ska lidhje me proceduren. Aq me teper aty esht drejtoria e finances qe mban pergjegjesi dhe sekretari i pergjitheshem qe duhet te sherohet e te tregoi per proceduren? Ska lidhje z. Hoxhaj ne kete pun por ta bejm nje kok turku qe ta lirojm nje vend.

    Përgjigju
    • Belgjika: 13/01/2023 14:21

      Zagar hajdut si te tjeret eshte po leji llafet e shiko ne vend tjeter per kocka tani..

  • alo ambulanca: 13/01/2023 11:05

    delikatese e gjalle...Formula uno jane kur firmosin miliona, breshka kur shkojne ne burg. Analize idiote dhe militanteske ! Nje nepunes i shtetit nuk paskerka çfare te vjedhe, pasi ai firmos vetem letrat ! O bardho, letrat firmosen pasi ka mbaru pazari per gjithsejcilin...

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/01/2023 10:56

    Burri qe eshte burre nuk fshihet mbas procederes. Sekretari pergjighshem ka urdheruar paveses dhe drejtoresha e financies e ka ekzekutuar. Sekretari pergjithshshem ben pazarin me permbaruesin e burgun te tjeret

    Përgjigju
  • vampiri: 13/01/2023 10:40

    ky Alban Ruli se bashku me kete Fatmir Hoxhen duhet te shkojne ne burg, ndresa ai Arlind Gjokutaj nuk eshte pjese e bandes se ketyre piranjave. Alban Rulit duhet ti ishte hequr licenca e permbaruesit kohe me pare dhe duhet te ishte proceduar per nje mal me shkelje qe ka kryer.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 13/01/2023 09:51

    Si eshte e mundur qe te tere keta qe punojne ne shtet sa kapen kane probleme shendetsore. Po kur vjedhin si zemra, truri e duart punojne me nje shpejtesi si ferrari

    Përgjigju
  • Refat: 13/01/2023 09:49

    Po kta qelbesirat si semuren direkt sa u hedhin prangat. Pse nuk semuren kur vjedhin kta plehra. Po nuk kane faj ata jo ka shteti I legenosur. Ka spital burgu ti lene atje qelbesirat. Po avash avash ishalla forcohet dhe pak dhe nuk besoj do livadhisin me kta legena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?