Mesazhi i rremë në emër të Postës Shqiptare

Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 17:19| Përditesimi: 8 Qershor, 20:00

  • Share

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme që vinin në emër të Postës Shqiptare.

Sipas AKSK-së, domaini i dyshuar është raportuar dhe i është dërguar për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Fushata mashtruese përbën një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, në mënyrë të ngjashme me rastet e mëparshme që janë shënuar në vend, raporton autoriteti.

Nga ana tjetër, ky njoftim u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm, mos të hapin këtë email të ngjashëm, për shkak se rrezikohen të dhënat e tyre bankare.

Njoftimi  Autoritetit për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP. Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare. Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta! AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital

Mesazhi i rremë në emër të Postës Shqiptare

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?