Sport

Mashtrime me rezultatet e testeve të COVID-it? Lazio rrezikon përjashtimin nga Seria A

4 Nëntor 2020, 13:07| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 13:08

  • Share

Ekipi i Lazio-s rrezikon që këtë sezon të përjashtohet nga Seria A, pasi në Itali ka nisur një hetim për klubin kryeqytetas.

Javën e kaluar në testimet e kryera nga UEFA rezultoi që tre futbollistë, Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva ishin pozitiv me koronavirus. Çuditërisht të dielën kundër Torino-s këta lojtarë ishin të grumbullluar, madhe Immobile dhe Leiva ishin në fushë, pasi Lazio një ditë më herët njoftoi se ata ishin negativë.

Por ajo që i ka bërë të gjithë më pikëpyetje është se UEFA i ka kërkuar Lazio-s që të tre këta futbollistë të mos grumbullohen në përballjen që kanë sonte me Zenit-in, pasi janë pozitivë.

Në këtë situatë që duket paradoksale federata ka nisur një hetim. Sipas protokollit të caktuar dhe atyre që kanë firmosur klubet, skuadra italiane rrezikon nga zbritja e pikëve, te gjoba e majme dhe deri te përjashtimi nga kampionati.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?