Mashtrime online me maskat dhe ilaçet për COVID-19, policia shqiptare nis gjurmimin e faqeve në Facebook e Instagram

29 Mars 2020, 11:05| Përditesimi: 29 Mars 2020, 12:11

  • Share

TIRANË - Shqipëria bëhet pjesë e Europol për kontrollet e tregtisë online dhe parandalimin e grupeve kriminale të cilat kanë nisur të tregtojnë medikamente të falsifikuara duke mashtruar njerëzit se bëjnë efekt për Covid-19 dhe të shërojnë, por që realisht nuk kanë asnjë efekt.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për ReportTv se aktualisht në Shqipëri janë identifikuar rreth 60 faqe të cilat në rrjetet sociale Facebook, Instagram kryejnë shitje online për produkte mjekësore të cilat rezultojnë të pacertifikuara dhe kontrolluara nga agjencitë mjekësore, ndërsa 30 persona kryesisht administratorë subjektesh janë proceduar penalisht për abuzimet me çmimet.

Ndërkohë aksioni i Europol të cilit tashmë i është bashkuar edhe Shqipëria ka identifikuar në 90 vende të botës 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremra kundër virusit Corona.

Në kuadër të aksionit policor të emërtuar "Pandea" janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malaries, që nuk janë të licencuara në treg apo tepër të shtrenjta sqaron Europol.

Ndërkohë Njësia e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit u bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi blerjet online tek faqe të pa certifikuara përbëjnë edhe rrezik për mashtrim.

Në një rast gjatë operacionit ‘’Pandea’’ ka rezultuar se pjesë e mashtrimit kanë rënë edhe vetë autoritetet dhe zyrtarë belg, të cilat porositën online 5 milion euro maska tek një firmë turke, por kjo porosi nuk u shkoi asnjëherë duke u mashtruar.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 29/03/2020 12:04

    Të merren pak dhe me restorantet që po bëjnë namin me dorezime orar pa orar nëpër shtepia. Është e pamundur të jenë kaq moskokcares këta pronarë që duan vetëm lekë. Reklama në Instagram pa fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?