Foto ilustruese

Kronikë

Mashtrimet me skema piramidale online, Policia apel qytetarëve: Tregoni kujdes! Po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat në Viber e Telegram

18 Shtator, 14:20| Përditesimi: 18 Shtator, 14:22

  • Share

Policia e Shtetit i është drejtuar shqiptarëve për të treguar kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online. Deri më tani një ndër skemat me të mëdha piramidale ‘XEUX’ është goditur nga policia duke çuar në arrestimin e disa prej të përfshirëve.

Por, pavarësisht këtij operacioni, policia sqaron se grupe apo persona të tjerë po përdorin forma alternative për të mashtruar qytetarët duke i joshur për të investuar online me qëllim fitimin e shumave më të mëdha.

“Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.

“Apel për kujdes, për të mos rënë pre e mashtrimeve online.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online.

Gjithashtu, po vijon ndjekja dhe dokumentimi i lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto aktivitete kriminale.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe goditjes së këtyre skemave mashtruese, grupet kriminale po përpiqen të përdorin forma të reja mashtrimi online për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.

Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të çdo forme tjetër mashtrimi online.”

Rrjeti i ‘XEX’ operonte në disa vende të Shqipërisë ku të paktën 900 persona janë mashtruar ndërsa skema u zbërthye nga agjentë të infiltruar të policisë.

Skema piramidale funksiononte me një shtrirje rekrutimi zinxhir. Agjentët duhej të gjenin të paktën 5 persona që të mund të ishin të ashtuquajtur investitorë dhe këta të fundit duhet duhej të gjenin secili nga 5 të tjerë dhe kështu skema shtrihej gjerësisht. Qytetarëve iu premtoheshin fitime të larta përmes investimeve në kriptomonedha, ndërsa udhëzimet jepeshin në grupe të mbyllura në aplikacionin “Telegram” nga një person i identifikuar si “Leo Smith”.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?